Lazio-Dortmund, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Lazio pret Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stadio Olimpico”.

Kjo do jetë hera e parë që Lazio rikthehet në Ligën e Kampionëve që nga edicioni 2007/08 ndërsa Dortmundi paraqitet për të pestën herë radhazi në këtë kompeticion.

Tekniku i Lazios, Simone Inzaghi është në hall pasi disa nga lojtarët kryesorë si Senad Lulic, Stefan Radu dhe Andreas Pereira do të mungojnë sot ndaj Dortmundit, ndërsa Luiz Felipe dhe Baston janë në dyshim nëse do të mund të paraqiten.

Si duket Inzaghi do të vazhdojë sot me formacionin 3-5-2. Por mungesa e Radu, Felipes dhe Bastos do të thotë që tekniku do të ketë në formacion emrat si Patric, Francisco Acerbi dhe Wesley Hoedt edhe pse i riu Nicolo Armini po kërkon nga trajneri që të startoj. Ndërkaq, Thomas Strakosha do të startojë si portieri kryesor i ekipit. Sergej Milinkovic-Savic do jetë titullar i padiskutueshëm në mesfushë përkrah Lucas Leivas dhe Luis Albertos kurse sulmin do e udhëheq Immobile së bashku me Correan.

Ndërkaq edhe Dortmundi ka udhëtuar drejt Lazios me shumë mungesa duke filluar me Thorgan Hazard, Nico Schulz, Marcel Schmelzer, Dan-Axel Zagadou dhe së fundmi Manuel Akanji i cili mungon pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Po ashtu mungon edhe mesfushori Emre Can pasi është i suspenduar për këtë duel. Mbrojtjen do e udhëheq Hummels krahas Delaney dhe Piszczek. 17 vjeçari Bellingham sipas gjitha gjasave do të startoj në mesfushë përkrah Witsel kurse sulmi sigurisht që nuk do të ndryshoj ku treshja Reus, Haaland dhe Sancho do mundohen ta udhëheqin Dortmundin drejt fitores.

Më poshtë janë të bashkangjitura formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Lazio (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Hoedt; Parolo, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Marusic; Immobile, Correa.

Dortmund (3-4-3): Burki; Piszczek, Hummels, Delaney; Meunier, Bellingham, Witsel, Guerreiro; Sancho, Reus; Haaland.

Shpërndaje në: