Lampard vazhdon të paguhet nga Chelsea, kjo është shuma marramendëse e pagës

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard po vazhdon të marrë pagën e tij normale nga klubi i Chelseat, kjo sepse ekzistonte një dakordim ndërmjet palëve, përcjell Periskopi.

Lampard nuk është në nxitim për të pranuar ndonjë punë, vetëm nëse i ofrohet ndonjë ofertë tepër e mirë për tu refuzuar, dhe ajo ofertë do të duhej të ishte më shumë se 1.8 milionë funte, paga aktuale e tij tek Chelsea.

Kur Lampard u shkarkua nga Chelsea muajin e kaluar, klubi nuk e pagoi pjesën e mbetur të kontratës së tij.

Në vend të kësaj ata kanë mbajtur pagën e tij 75 mijë funte në javë, me një marrëveshje që do të vazhdojë të paguhet deri në korrik nëse nuk merr një punë diku tjetër.

Dhe kjo e lë Lampard në një pozicion ku çdo ofertë punësimi që vjen potencialisht ta shqyrtojë mirë dhe të ketë kohë për të zgjedhur.

Shpërndaje në: