Labinot Tahiri: Nuk e njoha Astritin, por shpirtërisht i shpreh ngushëllime Vetëvendosjes

Shumë nga fytyrat publike kanë shprehur dhembjen që ndjejnë për humbjen e të riut Astrit Dehari.

Periskopi.com Showbiz

Edhe Labinot Tahiri është ai i cili përmes rrjetit social Facebook  ka shprehur ngushëllime familjarëve të Astritit por edhe Lëvizës Vetëvendosje, shkruna Gazetablic.

Lexo në tërësi çfarë thotë Labinot Tahiri:

Ngushllime për Astritin!

Nuk e di se çfarë është jeta në Burg, por e kuptoj mirë duke pasur nganjëherë miq e shokë të cilët kanë përjetuar burgjet e rënda!Si do që të ishte, a po është familjarët janë ata që vuajnë për personat që i kanë në burgje!

Nuk dua të futem në tema se si ka vdekur Astriti, a po si paska vdekur, dua vetëm ti them familjës së tij ngushllime për djalin e tyre!

Zoti e dërgoftë në parajsë.

LËVIZJES VËTËVENDOSJE, u shprehi ngushllimet më të sinqerta për një njeri të kësaj partie dhe një djalë i shoqerisë gjithëpërfshirëse.

Nuk është e lehtë të humbim miq!

Nuk e njohja Astritin më parë, por nga këndi im njerzorë, dua shpirtnisht të shprehē ngushllimet edhe për ju LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Zoti ju bëftë më të fuqishëm, duke u’a lehtësuar dhimbjen për mikun tuaj Astritin.

AMIN.

Sinqerisht, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Shpërndaje në: