Ky ishte goli spektakolar i Koeman, që i solli Barcelonës titullin e parë të Ligës së Kampionëve   

Periskopi.com Sporti

Para se Johan Cruyff të bëhej trajner i Barcelonës në vitin 1988- në historinë e saj 89 vjeçare- klubi katalunas kishte fituar 10 tituj në La Ligë dhe asnjë në kupat Evropiane.

Para epokës së Cruyff, në pesë përpjekjet e mëparshme, Barca kishte arritur në gjysmëfinale tre herë dhe në finale, ku më 1986 kishte humbur me penallti kundër rumunëve të Steaua Bucuresti.

Me ardhjen e tij në krye të skuadrës së Barcelonës, Cruyff vendosi ta reformojë ekipin dhe stilin e lojës së katalunasëve, duke ndërtuar një ‘futboll masiv’ dhe duke u përqëndruar tek talentët nga akademia e klubit. Rrjedhimisht krahas yjeve, si Hristo Stoichkov, Ronald Koeman dhe Laudrup, skuadrës iu bashkuan edhe talentët nga La Masia: Pep Guardiola, Albert Ferrer dhe Guillermo Amor e  Andoni Zubizarreta, shkruan Periskopi.

Cruyff ishte revolucionar që e ndryshoi modusin e lojës së futbollit modern, duke bërë kështu që me Barcelonën, krahas katër titujve radhazi në La Liga, ta fitojë edhe Kupën e parë Evropiane në vitin 1992, në Wimbledon të Londrës kundër skuadrës italiane, Sampdoria, me golin e qendërmbrojtësit legjendar, Ronald Koeman, në minutuat e lojës shtesë. V.Zh/Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: