Connect with us

Shëndeti

Ky është shkaku kryesor i kancerit për të cilin nuk flet askush

Published

on

Shkaku kryesor i kancerit është zbuluar që në vitin 1931, por askush nuk flet për këtë Shumë pak njerëz në të gjithë botën e dinë përse ky fakt është fshehur nga industria farmaceutike dhe industria e ushqimit.

Në vitin 1931 shkencëtari  gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin Nobel për zbulimin e shkaktarit kryesor të kancerit. Otto ka zbuluar që kanceri është rezultat i një fuqie antifiziologjike dhe një stili jete antifizilogjik.

Pse? Kjo ka të bëjë me një mënyrë ushqimi antifiziologjik (dietë e bazuar në ushqime acide dhe jetë joaktive). Në këto kushte trupi krijon një ambient acid (në rastin e jetës pasive për shkak të mos oksigjenimit të qelizave).

Aciditeti i qelizave është shkaku kryesor i përjashtimit të oksigjenit, nga ana tjetër, mungesa e oksigjenit në qeliza krijon ambient acid. Doktor Otto ka thënë që: “Mungesa e oksigjenit dhe aciditeti janë 2 anë të së njëjtës medalje”. Pra nëse një person ka njërën, ka edhe tjetrën.

Domethënë, nëse një person ka aciditet me tepri ai automatikisht do ketë mungesë oksigjeni në organizmin e tij. Në qoftë se mungon oksigjeni atëherë do keni aciditet në trupin tuaj.

Doktor Otto ka thënë: “Substancat acide shtyjnë oksigjenin, në ndryshim nga substancat alkaline (bazike) që tërheqin oksigjen”. Kështu që një ambient acid është një ambient pa oksigjen. Doktor Otto ka shkruar: “Duke i hequr një qelize 35% të oksigjenit të saj, brenda 48 orëve është e mundur të kthehet në qelizë kancerogjene”.

Të gjitha qelizat normale kanë nevojë për oksigjen kurse qelizat kancerogjene jetojnë edhe pa oksigjen (nga ky rregull nuk ka asnjë përjashtim). Qelizat tumorale janë acide ndërkohë që qelizat normale janë bazike. Në  librin e tij metabolizmi i tumoreve Otto ka treguar që të gjithë format e kancerit janë të karakterizuara nga 2 kushte kryesore: aciditeti i gjakut dhe mungesa e oksigjenit.

Ka zbuluar që qelizat tumorale janë anaerobe (që jetojnë pa oksigjen) dhe nuk mund të mbijetojnë në nivele shumë të larta oksigjeni. Qelizat tumorale mund të mbijetojnë vetëm me glukozë dhe në një ambient pa oksigjen. Më kryesorja është që kanceri s’është gjë tjetër veçse një mekanizëm mbrojtës që qelizat e trupit kanë për të mbijetuar në një ambient acid dhe pa oksigjen.

SI PËRMBLEDHJE:
Qelizat e shëndetshme jetojnë në një ambient të oksigjenuar bazik që iu lejon atyre funksionimin normal. Qelizat tumorale jetojnë në një ambient acid dhe me sasi të ulëta oksigjeni.

ME RËNDËSI:
Pasi ka mbaruar procesi i tretjes, ushqimet, në varësi të sasisë dhe cilësisë së proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve  furnizojnë dhe shpërndajnë një gjendje ose aciditeti ose bazike në trup. Rezultati acid ose bazik matet nga shkalla e quajtur PH, vlerat e të cilës janë nga 0-14. Vlera 7 i korrespondon PH neutral. Është shumë e rëndësishme të dihet se si ushqimet acide ose bazike ndikojnë në shëndetin tonë pasi qelizat, që të funksionojnë si duhet, duhet të kenë PH bazik (pra pak lart 7). Në një person të shëndetshëm PH i gjakut është midis vlerave 7.4-7.45.
Në qoftë se PH i gjakut në një person është më pak se 7, ai shkon në koma.

USHQIMET QË ACIDIFIKOJNË TRUPIN
1. Sheqeri dhe gjithë nënproduktet e tij, është më i keqi nga të gjithë. Nuk ka proteinë, nuk ka yndyrna, nuk ka vitamina dhe minerale, vetëm karbohidrate të rafinuara që e shkatërrojnë pankreasin. PH i sheqerit është 2.1, pra shumë acid.
2. Mishi, të gjitha llojet.
3. Produktet me origjinë shtazore si qumështi, djathi, gjiza, kosi etj.
4. Kripa e rafinuar
5. Mielli i rafinuar dhe të gjithë derivatet e tij si makaronat, ëmbëlsirat, biskotat.
6. Buka sepse pjesa më e madhe e tyre përmban yndyrna të ngopura, margarinë, kripë, sheqer dhe konsevante
7. Gjalpi
8. Kafja, çaji i zi dhe çokollata
9. Alkooli
10. Cigarja
11. Antibiotikët dhe ilaçet në përgjithësi
12. Çdo lloj ushqimi i pjekur sepse pjekja eliminon oksigjenin duke shtuar aciditetin e ushqimeve
13. Të gjitha ushqimet e konservuara në kuti që përmbajnë konservantë, ngjyrues, aroma dhe stabilizues
Gjaku “vetërregullohet” vazhdimisht që të mos bjerë në acidozë metabolike, për të garantuar funksionimin e mirë dhe të rregullojë metabolizmin e qelizave. Trupi duhet të marre ushqime me bazë minerale për të neutralizuar aciditetin e gjakut, por të gjithë ushqimet e lartpërmendura, aq më tepër ato të përpunuara, acidifikojnë gjakun.
Duhet të kemi parasysh që me stilin modern të jetesës këto ushqime konsumohen të paktën 3 herë në ditë, 365 ditë të vitit dhe të gjithë këto ushqime janë antifiziologjikë.

USHQIMET BAZIKE
1. Të gjitha perimet e pabëra.Disa janë acide kur i konsumon, por në brendësi të trupit ndodh një reaksion që i kthen në bazike, disa të tjera janë pak acide, por gjithsesi formojnë nevojat e duhura për ekuilibrin e duhur. Perimet e pabëra prodhojnë oksigjen, ato të pjekura jo.
2. Frutat, e njëjta gjë. Për shembull limoni e ka PH rreth 2.2 gjithsesi në brendësi të organizmit ka efekt shumë bazik, ndoshta është më i fuqishmi nga të gjithë. Frutat prodhojnë shumë oksigjen.
2. Frutat, e njëjta gjë. Për shembull limoni e ka PH rreth 2.2 gjithsesi në brendësi të organizmit ka efekt shumë bazik, ndoshta është më i fuqishmi nga të gjithë. Frutat prodhojnë shumë oksigjen.
4. Mjalti është shumë alkalin.
5. Klorofili që prodhohet nga bimët është shumë alkalin sidomos aloe vera.
6. Uji është shumë i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit. Dehidrimi kronik është thelbi i pjesës më të madhe të të gjitha sëmundjeve shkatërruese.
6. Uji është shumë i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit. Dehidrimi kronik është thelbi i pjesës më të madhe të të gjitha sëmundjeve shkatërruese.
Ideale është të kemi një mënyrë ushqyerje ku 60% e tyre të jenë bazike dhe 40% të jenë acide, të evitohen produktet shumë acide si pijet me gaz, apo pa gaz, sheqeri i rafinuar dhe ngjyruesit.
Të mos abuzohet me kripën dhe të evitohet sa të jetë e mundur.
Për ata që janë tashmë të sëmurë idealja është 80% e ushqimit të jetë bazike duke eliminuar sa të jetë e mundur produktet acide.
Doktor George W. Crile një nga kirurgët më të respektuar në botë deklaron: “Të gjitha vdekjet të quajtura natyrale s’janë gjë tjetër veçse pika kulminante e ngopjes së trupit me acid”. Sikurse e thamë edhe më lart, është pothuajse e pamundur që kanceri të shfaqet te një person i cili pastron trupin nga acidet, me një dietë alkaline që shton konsumin e ujit të pastër dhe eviton ushqimet që prodhojnë acide. Në përgjithësi kanceri nuk ngjitet dhe nuk trashëgohet. Ajo që trashëgohet janë zakonet e ushqyerjes, ambienti dhe stili i jetës. Këto prodhojnë tumoret.
Menken ka shkruar që: “Lufta e jetës është kundër mbajtjes së acidit në trup”.
Plakja, mungesa e energjisë, stresi, dhimbja e kokës, sëmundjet kardiake, alergjia, ekzema, urtikaria, astma, gurët e veshkave, arterioskleroza, ndër të tjera nuk janë gjë tjetër veçse grumbullime të acidit.
Doktor Theodore A. Baroody ka shkruar në librin e tij: “Alkalizohuni ose vdisni”.
Në të vërtetë nuk kanë rëndësi emrat e sëmundjeve pafund, ajo që ka rëndësi është që të gjitha vijnë nga vetëm një shkak kryesor, shumë substanca acide në trup.
Doktor Robert Young ka thënë: “Sasia e tepërt e aciditetit në organizëm është shkaku i të gjitha sëmundjeve shkatërruese. Në qoftë se ndodh një turbullim i ekuilibrit në organizëm fillon të prodhohet dhe magazinohet më shumë acid dhe mbetje toksike me shumicë, atëherë shfaqen sëmundjet”.
PO KIMIOTERAPIA?
Kimioterapia e acidifikon trupin deri në atë pikë saqë boshatisen të gjitha rezervat alkaline (bazike) të organizmit që të neutalizohet aciditeti duke sakrifikuar bazat minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi të depozituara në kocka, në dhëmbë, në artikulacione, në flokë dhe në thonj.
Për këtë arsye i shohim këto ndryshime në personat që bëjnë këtë trajtim, ndër të tjera, e para që vëmë re është rënia e flokëve.
Për trupin nuk do të thotë asgjë të humbësh flokët, por një PH acid do të thotë vdekje.
Asgjë nga këto nuk është e përshkruar ose e treguar sepse sipas të gjithë treguesve industria që shëron tumoret dhe kimioterapia janë disa nga aktivitetet më fitimprurëse që ekzistojnë. Flitet për një xhiro disamilionëshe dhe sigurisht që pronarët e këtyre industrive nuk duan që e gjithë kjo të publikohet. Çdo gjë tregon që industria farmaceutike dhe industria e ushqimit janë një bashkësi e vetme. Ato ndihmojnë njëra-tjetrën në përfitime.
Sa më shumë njerëzit sëmuren, aq më shumë rritet fitimi i industrisë farmaceutike nga ana tjetër, që të kemi shumë persona të sëmurë duhet shumë ushqim i dëmshëm. Të gjithë këtë e prodhon industria e ushqimit.
Sa nga ne kanë dëgjuar të thuhet që dikush është i sëmurë me tumor dhe se kjo mund t’i ndodhë çdo njeriu?!
Jo, nuk është e vërtetë! Ty nuk do të të ndodhë, nëse e bën ushqimin, ilaçin tënd. Mëso të ushqehesh, ose përgatitu të vdesësh!

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bajamet, racioni më i mirë kundër lodhjes e plakjes

Published

on

Të mbushura me mirësi natyrore, vitamina dhe minerale, dihet se bajamet sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rutinën e përditshme të mirëqenies dhe bukurisë.

Të pasura me zink, riboflavin dhe niacin, ato përmbajnë të gjitha elementet që kontribuojnë në ruajtjen e lëkurës, si dhe thonjtë dhe flokët. Trajtimi i vetes me një meze të lehtë me bazë bajame është gjithashtu një zgjidhje e shijshme për të mbushur bateritë tuaja dhe për të zvogëluar lodhjen, shkruan panorama. Bajamet, në fakt, janë një koncentrat i ushqyesve që e mbushin metabolizmin me energji.

Në veçanti, një racion i vogël me 23 bajame (rreth 160 kalori) siguron 60% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i shkaktuar nga faktorët mjedisorë si rrezet UV, ndotja, tymi i cigareve dhe faktorë të tjerë mjedisorë.

 

Continue Reading

Shëndeti

Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive

Published

on

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë. Disa nga vlerat e farave të zeza janë të listuara më poshtë:

Antioksidantët

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Fara e zezë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.

Kolesteroli

Fara e zezë janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh. Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.

Infeksionet

Bakteret janë përgjegjëse për një sërë infeksionesh përfshirë ato të veshit apo pneumoninë.

Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.

Shëndeti i mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave.

Fara e zezë kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat.

Sheqeri në gjak

Niveli i sheqerit në gjak duhet mbajtur nën kontroll për të parandaluar jo vetëm dëmtimet nervore por edhe progresin e shumë sëmundjeve të rënda.

Studimet tregojnë se farat e zeza në variantin e suplementëve, kanë potencial për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të shmangur efektet anësore të tij.

Farat e zeza përdoren shumë jo vetëm në mjekësinë popullore por edhe në kuzhinë dhe konsiderohen një variant i shëndetshëm në rutinën tuaj ushqimore.

Continue Reading

Shëndeti

Tetë këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

Published

on

Përveç sfidës për të agjëruar për 12+ orë gjatë ditës, këtë vit, sikurse para këtij viti, myslimanët kanë sfidën e shtuar për të mbajtur sistemet e tyre imune në funksionin optimal – sidomos mes pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë drejtim, shumë media i kanë kushtuar rëndësi kësaj pjese, duke marrë mendimet e specialistëve.

Kështu, edhe Daily Sabah, ka folur me një specialiste dietike dhe psikologen klinike Merve Öz, e cila ka ndarë këshillat e saj për tu siguruar që të keni Ramazanin më të shëndetshëm të mundshëm duke ruajtur peshën tuaj dhe duke e mbajtur të fortë sistemin imunitar.

Të hani apo jo syfyr?

Duke përsëritur se të dy sistemet për të cilat trupi ka nevojë për më shumë energji janë sistemi imunitar dhe sistemi i tretjes, Öz tha se agjërimi lejon trupin të përqendrojë energjinë e tij në një në një, dhe kështu ndalimi i tretjes për një periudhë specifike lejon sistemin imunitar të jetë më aktiv.

Kjo do të lejojë trupin të riparojë qelizat dhe të luftojë më mirë mikrobet.

Öz thotë se mes syfyrit dhe iftarit është koha kur sistemi imunitar do të jetë më aktiv, por për ta siguruar këtë, ajo theksoi domosdoshmërinë e ngritjes për të ngrënë një vakt të shëndetshëm syfyri, pa marrë parasysh sa të prirur të jeni të ktheheni për të fjetur.

“Nëse nuk ngriheni për syfyr, trupi juaj do të stresohet për shkak të një periudhe të zgjatur urie, e cila mund të zvogëlojë imunitetin tuaj”, thotë ajo.

Çfarë ushqimesh të zgjidhni

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një diete të shëndetshme gjatë Ramazanit, çelësi është që të shkoni me ushqime më të lehta, por të “plota” që do të ndihmojnë trupin tuaj të plotësojë të gjithë lëndët ushqyese që mund të humbni gjatë gjithë ditës.

Mundohuni që në tryezën tuaj të keni të përfshirë të gjitha grupet thelbësore të ushqimit – drithëra, perime dhe fruta, bishtajore, arra, qumështore ose alternativa dhe burimet tuaja të proteinave.

“Një supë ushqyese, vezë, djathë, ullinj, zarzavate, tranguj, domate do të ishte ideale”, thotë Öz.

Sidoqoftë, ajo rekomandon konsumimin e vezëve, “një nga burimet më të mira të proteinave”, së bashku me miellin e tërshërës ose grurit për të rritur ngopjen dhe për të larguar urinë për më shumë kohë.

Shkoni me supa dhe sallata

“Pasi të prisni agjërimin dhe të hani supën tuaj, bëni një pushim për 15 minuta dhe pastaj kaloni në pjatën kryesore”, thotë Öz.

Meqenëse truri juaj nuk do të regjistrojë sinjalin që jeni duke u ngopur deri pas 20 minutash, pushimi para se të hani përsëri ju ndihmon të ngadalësoni dhe t’ju japë më shumë kontroll mbi pjesët tuaja.

Supa është një zgjedhje veçanërisht e shkëlqyeshme për fillestarët pasi ndihmon trupin tuaj të përshtatet ngadalë me ndjenjën e ngopjes dhe parandalon një rritje të papritur të sheqerit në gjak, përcjell Telegrafi.

Öz gjithashtu rekomandon që të keni një “ndihmë” të mirë të sallatës si një anë e vaktit tuaj kryesor në iftar. Jo vetëm që zarzavatet dhe perimet në sallatë do të mbushin stomakun tuaj me vëllimin e tyre, por sallatat gjithashtu ju parandalojnë të konsumoni shumë kalori në të njëjtën kohë.

“Fibrat që merrni nga sallatat do t’ju ndihmojnë të lehtësoni përtacinë e zorrëve”, shton ajo.

Merrni antioksidantë

Antioksidantët në ushqime, veçanërisht frutat dhe perimet, mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave, duke rritur sistemin imunitar.

Kjo është arsyeja pse konsumimi i frutave si një meze të lehtë ndërmjet iftarit dhe syfyrit rekomandohet shumë.

“Frutat janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat lehtësojnë funksionimin e sistemit të tretjes dhe krijojnë një mjedis të përshtatshëm që bakteret e dobishme të lulëzojnë në zorrë. Dhe sa më shumë baktere të dobishme të kemi në zorrë, aq më i fortë do të jetë imuniteti ynë”, thotë Öz.

Kur bëhet fjalë për ëmbëlsira, përpiquni të shkoni për fruta sa më shumë që të jetë e mundur, shton ajo.

Jo të gjithë karbohidratet janë krijuar në mënyrë të njëjtë

Öz thotë se duhet të përpiqeni të përmbaheni nga gjërat e pjekura dhe pastat sa më shumë që të jetë e mundur gjatë këtij muaji.

Shtimi i shpejtë i peshës dhe mbipesha gjithashtu mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin dhe mund të nënkuptojë rezultate më të këqija nga COVID-19.

Prandaj, dietologët i kushtojnë rëndësi të madhe qëndrimit në një peshë të shëndetshme, veçanërisht gjatë Ramazanit.

Pini të paktën 1.5 litra ujë

Uji është i domosdoshëm për një sistem të fortë imunitar pasi i mban të gjitha sistemet në trup të funksionojnë si duhet.

Dhe Öz thotë: “Uji gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi, transportimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe neutralizon bakteret dhe viruset”.

Ajo gjithashtu paralajmëron kundër mos konsumimit të mjaftueshëm të ujit kur pini çaj, kafe ose pije të tjera me kafeinë.

Këto pije mund t’ju japin përshtypjen e gabuar se jeni duke përmbushur marrjen tuaj të përditshme të ujit, megjithatë, kafeina dehidraton trupin dhe vepron si diuretik, që do të thotë që shpejton sekretimin e ujit nga trupi.

Disa mjekë rekomandojnë të pini një filxhan ujë për çdo filxhan kafe që pini për të kompensuar këtë efekt.

Rishikoni probiotikët

Nëse ka një pije që Öz rekomandon që njerëzit të shtojnë në dietat e tyre gjatë Ramazanit, është kefir (një pije e qumështit të thartuar me një shije të thartë).

Falë probiotikëve që përmban, kefiri ka një efekt shumë të thellë që forcon imunitetin, thotë ajo.

“Kefiri, i cili rregullon florën e zorrëve, ndihmon gjithashtu në zbutjen e kapsllëkut, një problem me përvojë gjerësisht në Ramazan. Përveç kësaj, kefiri ka një indeks të ulët glicemik dhe përmbajtje të lartë të proteinave, duke ju bërë të ndiheni më të ngopur për më shumë kohë”.

Çështja e stërvitjeve

Megjithëse stërvitja mund të jetë gjëja e fundit që dëshironi të bëni kur agjëroni, mjekët rekomandojnë të paktën 30 minuta aktivitet për të mbajtur trupin tuaj në formë, për të ndihmuar tretjen dhe forcuar sistemin tuaj imunitar.

Duke përsëritur se mbajtja aktive ishte një nga faktorët më të rëndësishëm për të ndërtuar imunitetin, Öz tha se e bën këtë duke mbështetur shëndetin fizik dhe mendor.

Nëse nuk keni kushte fizike që ju pengojnë ta bëni këtë, të paktën përpiquni të ecni 30 minuta çdo ditë pa u lodhur shumë, tha ajo.

Shumica e mjekëve rekomandojnë që të përmbaheni nga stërvitjet me intensitet të lartë gjatë agjërimit dhe të ushtroni një ose dy orë pas ngrënies për të parandaluar tretjen e ushqimit.

Një shëtitje e shpejtë është ushtrimi më i rekomanduar, me mjekët që e rekomandojnë atë ose një ose dy orë para iftarit ose pas vaktit të iftarit.

Continue Reading

Trending