Connect with us

Lajme

Ky është plani i Policisë për “Vidovdan”

Published

on

Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat për festën e serbëve e quajtur Vidovdan që do të mbahet nesër në Gazimestan.

Po për nder të Vidovdanit nesër në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë të veriut do të zbulohet përmendorja e ‘Car Llazarit”.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Ju njoftojmë se për festën religjioze ortodokse te Vidovdanit e cila festohet me datë 28 qershor, Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve magjistrale që lidhen me zonat – qytetet ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme dhe krejt kjo me qëllim të:

Ridrejtimin e komunikacionit me qëllim, të ofrimit të kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor brenda dhe ndërqytetës.

Krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në tërë rajonin e Prishtinës.

Në këtë kontest e deri në përfundim të te ceremonisë me datën 28.06.2016 në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës policia do te bëj ri drejtimin e komunikacionit për automjete të vogla ashtu që të gjitha ato automjete të cilat vijnë nga drejtimi Gjilanit do të udhëzohen që të (shfrytëzojnë rrugët alternative) vazhdojnë për ne drejtim te fshatit Llapnasellë, si dhe automjetet të cilat vijnë nga drejtimi i fshatit Llapnasellë, do te udhëzohen për rrugën në drejtim të Gjilanit.

Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative. Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative

Këto kufizime nuk do të vlejnë për automjetet e lehta, veturat civile autobusët që bartin në mënyrë të organizuar udhëtarët të cilët do të marrin pjesë në këto ceremoni si dhe anasjelltas.

Nesër duke filluar orët e paradites do të ketë një ri drejtim të trafikut edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në segmentin rrugorë prej fshatit Shkabaj deri tek udhëkryqi i fshatit Milloshevë për të gjitha automjetet përveç atyre që do të jenë pjesëmarrëse në ceremoninë që do të mbahet në Gazimestan.

Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending