Connect with us

Lajme

Ky është i mbijetuari i sulmit kimik që ia ndryshoi mendjen Donald Trump për Sirinë (Video/Foto)

Published

on

I kishte mbijetuar një sulmi kimik nga regjimi i Bashar al-Assadit në Siri në vitin 2013.

Kassem Eid është siriani që ka kapur vëmendjen e numrit një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një interviste që ai ka dhënë në CNN, ku për sulmet me raketa në bazën Al Shayrat ai falënderon presidentin Donald Trump.

Al Arabiyas ai i ka thënë se çfarë kishte përjetuar në masakrën e Ghoutas, ku u krye sulm i ngjashëm kimik me atë të para disa ditëve, dhe ku të vdekur patën mbetur 1400 sirianë, do të mbetet gjithmonë në mendjen e tij.

21 gusht, 2013 | Damask, Siri

“Çfarë pashë atë ditë është diçka që përgjithmonë do të mbetet në kujtesën time. Nuk harroj asnjëherë ta kujtoj”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Është botërisht e besueshme se presidenti i Sirisë Assad kishte urdhëruar sulmet e së martës me helmin kimik “Sarin”, duke lënë më shumë se 80 të vdekur në Khan Shaykhoun. Skenat nga atje ngjanin me filmat horror, ku shiheshin njerëzit që përpëliteshin me vdekjen në tokë. Pjesa më e ndishme që prekën të gjithë, ishin pamjet e fëmijëve të vdekur e fëmijëve që po vdisnin.

Kur Trump pa këto pamje, ai urdhëroi lansimin e 59 tomahovkave në bazën siriane.

“Nuk mund të jetojmë në vitin 2017 dhe të shohim këto pamje përsëri-e-përsëri, përderisa jetojmë në një botë të civilizuar. Ky nuk është civilizim, por ligj xhungle”, ka shpjeguar ai.

Aktivisti sirian, derisa fajëson Assadin, Putinin, Iranin e ISIS-in për mizoritë e kryera në Siri, gishtin e drejton edhe kah ish-presidenti amerikan Barack Obama, sepse, sipas tij, ai kishte gënjyer kur kishte premtuar se do ta shfarosë potencialin kimik të Assadit.

Pasi që Eid është intervistuar nga CNN, Trump shpërndau intervistën në Facebook me mbishkrimin “Narrativa e CNN-it dështoi meqenëse një i mbijetuar i sulmit kimin në vitin 2013, fajëson Hillary Clintonin dhe jo Administratën time.”

Eid shpjegon se kishte mbetur i pashpresë për reagim të SHBA-së pas 6 viteve thirrje për ndihmë, duke shtuar se komentet e Trumpit pas sulmit ndaj bazës siriane i dhanë shpresë për herë të parë.

Aktivisti Eid thotë se një nga arsyet kryesore që ai kishte braktisur SHBA-në për Gjermaninë ishte zhgënjimi dhe frustrimi me politikat e Obamas karshi Sirisë.

“E dija me siguri se Obama nuk do ta ndërrojë mendjen asnjëherë. Nuk do të bënte asgjë për ndihmuar sirianët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është ndjerë i lumtur për faktin se përpjekjet e tij në avokimin e çështjes siriane janë dëgjuar edhe nga presidenti amerikan, dhe se ndjehet mirë që sheh reagimet pozitive të njerëzve pas intervistës së tij, shkruan Periskopi.

Po ashtu, thotë se ka marrë edhe një mesazh nga një ish oficere amerikane që ishte në anijen që Obama e kishte dërguar pas sulmeve kimike në vitin 2013, duke shpjeguar se ishte zhgënjyer kur ish-presidenti Obama e kishte anuluar sulmin.

Kasem Eid e konsideron veten sirian, rebel e avokues të të drejtave të Sirisë dhe të drejtave të njeriut. /Periskopi/

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending