Ky është dënimi i ri për vozitje pa patent shofer

Periskopi.com Lajme

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor janë me probleme të mëdha. Ai ka deklaruar se ato kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste.

“Mangësitë e ligjeve janë se janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”, ka theksuar Dedaj.

Dedaj ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, sic ka thënë ai.

“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro. Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar cështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregulla”, tha tutje Dedaj.

Shpërndaje në: