Connect with us

Showbiz

Kush zhvesh Elvana Gjatën dhe Encën?

Published

on

David Paul Larson është fotografi me famë në New York, i cili do të rikthejë Elvana Gjatën në vëmendjen e publikut me një set fotosh të nxehta.

Këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pozuar para fotografit të kompanive më të mëdha të modës, i cili shquhet për nudot e mrekullueshme artistike. Në proÖlin e saj zyrtar në Instagram, Elvana postoi një prej fotove bust, ku flet për rikthimin e saj në këtë mënyrë, që do t’i paraprijë dhe publikimit të këngëve të saj të reja këtë fundvit. Por ndërkohë që Elvana po bën këtë rikthim strategjik dhe me klas, duke u zhveshur për karrierën, ndryshe ka ndodhur me një nga këngëtaret më të përfolura së fundi, Enca Haxhian.

Pak ditë më parë, emri i saj ishte argumenti më i nxehtë i portaleve për shkak se rreth një vit pasi Enca publikoi këngën “Soul Killa”, ku në një nga skenat e klipit ajo shfaqej nudo në vaskë, ka dalë një nga momentet e sikletshme gjatë xhirimeve. Ishte faqja në Instagram “Vipat e Bllokut” që publikoi një pjesë nga prapaskenat e xhirimit të kësaj skene, në të cilën Encës i ndërpritet muzika, por mimika e fytyrës së saj duket komike.

Pati shumë hamendësime se kush mund të ishte personi që e kishte tradhtuar Encën duke i nxjerrë nga arkiva momente xhirimesh që ajo nuk do të donte, por mes komentuesve pati nga ata që hidhnin idenë se këtë e ka bërë vetë ajo për pak vëmendje. Zhveshja për karrierë apo ngacmimi i fantazisë së publikut me skena apo foto është një nga strategjitë e Encës, e cila arriti famën si këngëtare në një kohë shumë të shkurtër.

Por ç’po ndodh me jetën e secilës këngëtare, të cilat e kanë nisur vjeshtën me provokime artistike? Të gjithë folën për “zhdukjen” nga qarkullimi të Elvana Gjatës, dhe anulimin e të gjitha koncerteve verore, duke aluduar se ajo ishte shtatzënë. Por nuk u desh shumë kohë të kuptohej se e gjitha kjo ishte një thashethemnajë e madhe, dhe se 29-vjeçarja thjesht ka dashur të grumbullojë energjitë për një rikthim të fuqishëm pas klipit “Njësoj”.

Ndërsa Enca, përveç lajmit se është ndarë nga i dashuri me të cilin postoi disa foto të padeshifrueshme mirë gjatë verës, ka hyrë së fundi në kontradikta të forta me bashkëpunëtorin më të afërt në muzikë, Noizy-n. Ata u konfliktuan për autorësinë e hitit veror “Bow Down”, pas arritjes së 30 milionë klikimeve në YouTube. /Panorama/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending