Kush i ndali punimet në Kishën Ortodokse Serbe?

Periskopi.com Lajme

 

Personi që ndali punimet në Kishën Ortodokse Serbe, e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës qysh në kohën e okupimit serb, është drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba.

Komuna e Prishtinës, nën drejtimin e Shpend Ahmetit, pas raportimeve se në Kishën që ndodhet në kampusin e UP-së janë duke u bërë punime, ka dalë në vendin e ngjarjes . Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët, sipas Inspekcionit, kanë refuzuar të legjitimohen.

“Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme. Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspekcionit sot. Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e Komunës.

Mirëpo, këtë nuk e përfillën përfaqësuesit e Manastirit të Graçanicës që ishin aty. Ata vazhduan punën.

U desh që në orët e pasdites, në kampusin e UP-së të shkoj vet drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Salih Zyba.

Zyba pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Manastirit, dha urdhër që të ndërpriten punimet. /Periskopi/

Shpërndaje në: