Kush është Mirela Topulli, gruaja që rrahu gazetarin e “Stop” në periferi të kryeqytetit? (Video)

Pamje të rënda dhune u transmetuan ditën e djeshme përgjatë emisionit “Stop”, ku një administratore firme ishte filmuar duke dhunuar gazetarin Genci Angjellari.

Dhunuesja, e  cila është kallëzuar në polici nga Genci, është Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Firma “Eurotema” ka marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve spitalore dhe në bazë të investigimit të emisionit “Stop” kjo firmë nuk i asgjëson mbetjet, por i hedh buzë lumit Erzen duke ndotur mjedisin dhe u bërë burim sëmundjesh.

Por kush është Mirela Topulli?

Mirela Topulli është 44- vjeçarja e cila është aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”. Kjo firmë merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas investigimit të “Stop”, kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Në investigim tregohet se si mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, Mirela Topulli do të hetohet nga prokuroria në bazë të dy neneve të Kodit Penal.

I pari është Neni 237 – Goditje për shkak të detyrës. Akuza duket katërcipërisht e provuar nga pamjet që u transmetuan një natë më parë, kur gazetari Genci Angjellari dhunohet sepse po kryente detyrën e tij. Për këtë rast, Mirela Topulli rrezikon nga gjobë deri në tre vjet burg.

Neni 237- Goditje për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni tjetër mbi të cilin policia ka referuar materialet në prokurori është Neni 285, pika B.

Që ka të bëjë me shpërndarjen e substancave kimike. Dënimi që rrezikon Mirela Topulli, sipas këtij ligji, është akoma më i rëndë, nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 285 – Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike

Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. /Blitz.al/

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION