Kurti për reciprocitetin: Vendim i duhur, kemi mbështetjen e amerikanëve edhe evropianëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai po ndërmerr veprimet që është dashur të realizohen 11 vjet më parë. Ai ka thënë se janë të vendosur në implementimin marrëveshjeve në veri të vendit dhe se nga 1 shtator do fillojë zbatimi i vendimit të qeverisë.

Në seancën e Kuvendit, Kurti ka thënë në rrethanat aktuale vendimi për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për 30 ditë, është i duhuri.

“Mund të ketë tensione edhe në të ardhmen por ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë, në njërën anë në respektimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës sonë ndërkaq në anën tjetër edhe sa më shumë komunikim dhe bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë. Në rrethanat në të cilat ndodhemi e kemi marrë vendimin më të duhur, e kemi komplet mbështetjen amerikano-evropiane në njëjrën anë dhe në anën tjetër vendimet e qeverisë fillojnë së zbatuari me datën 1 shtator, me çrast të dielën e 31 korrikut është parë edhe për ata që kanë pasur dyshime se çka janë strukturat ilegale të Serbisë, janë parë banda kriminale dhe gjithashtu është parë se Kosova mund ta zbatojë këtë dokumentin në vendkalimin kufitar në mënyrë rekorde, gjithçka e dixhitalizuar, merreni me mend 20 dokumente për një dokument. Dhe besoj që kjo është pozicion shumë i favorshëm për 1 shtatorin”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, opozita nuk duhet të aktrojë për nxitim në implementimin e marrëveshjes kur një gjë të tillë nuk e kanë bërë 11 vjet në kohën kur kanë qenë në qeverisje.

“Më mirë më 1 shtator 2022 sesa hiç, më së miri kish qenë në vitin 2011 atëherë kur jeni marrë vesh në Bruksel. Duhet ta keni parasysh që nuk mund të aktrojnë nxitimin në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tash e 11 vjet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se krejt ky proces do të përmbyllet mirë.

“Nuk janë barrikada që ngrihen nga poshtë po janë barrikada që aterojnë nga lart, është regjimi i Beogradit, takimet në Beograd e Rashkë ato që i kanë sjellë barrikadat në veri. Por ne me punë me durim e angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë. E mbani mend se si para 1 viti edhe çdo herë në vitet e mëhershme, çdo qytetar i Republikës së Kosovës kur e ka kaluar kufirin është dashur të paguajë pesë euro për tabelat e përkohshme, ne vendosem reciprocitetit, i hoqën ata tabelat e përkohshme nuk i kemi, pastaj as ne, dhe kemi vetëm letrat ngjitëse, pra reciprocitet. Për bindjen tonë më mirë do të ishte të hiqen edhe letrat ngjitëse për shkak se nuk janë në fushën e standardeve ndërkombëtare shenja të tilla të identifikimit kur mbulohen simbolet shtetërore”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ka pasur fushatë të madhe të dezinformimit nga Beogradi mbi qytetarët serbë rreth vendimit të qeverisë për reciprocitet.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION