Connect with us

Lajme

Kurti paralajmëron zgjedhje të reja qendrore në tetor

Published

on

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se me kë prej partive të koalicionit kryesor do të mund të bënte koalicion.

Ai ka thënë se nëse nuk do të arrijë të formojë qeverinë as Vetëvendosje, atëherë në tetor do të ketë zgjedhje të reja.

“Pas dështimit të z. Haradinaj duhet ta kemi të drejtën të formojmë ne qeverinë. Unë besoj se do ta arrijmë këtë gjë. Haradinaj do të ketë 15 ditë kohë, e pas atyre ne do të kemi 10 ditë. Është një vendim i çuditshëm nga Gjykata Kushtetuese që i jep prioritet të parit në garë. Është një vendim i tillë dhe për herën e dytë është në diskreticionin e Presidentit se kujt do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti në Ora News.

“Nëse as ne, larg qoftë, nuk arrimë atëherë më 22 tetor do të kemi edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje të reja parlamentare”, është shprehur ai.

Ai ka treguar se Vetëvendosje është e hapur për bashkëpunim sidomos me Nismën për Kosovën.

“Ne kemi theksuar që Nisma është e deklaruar dhe orientuar si parti e qendrës së majtë dhe do të mund të gjenim gjuhë të përbashkët për sa i përket programit qeverisë. Partitë janë heterogjene për nga deputetët. Ata kanë dallime të mëdha ideologjike. Nuk është çështja si tek Vetëvendosje që e ka thellësinë e konceptin”, është shprehur Kurti.

Ai ka ritheksuar se Vetëvendosje s’mund të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Problemin kryesor e kemi me udhëheqësin e PDK-së, e cila nga njëra anë është faktori i kapjes së shtetit në Kosovë dhe nga ana tjetër z. Veseli që erdhi në krye të PDK-së e bëri i udhëhequr me parullën; familja, prona, shteti. PDK ishte social-demokrate dhe më vonë u zhvendos në krahun e djathtë. Ky slogan është problematik. Kur thuhet familja, prona, shteti janë tri gjëra që shtypen, shtypet qytetari, shtypet kombi, shtypet Republika”, ka thënë Kurti.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending