Connect with us

Lajme

Kurti ftohet në shënimin e 21-vjetorit të masakrës së Srebrenicës

Published

on

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21-vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicës, ku për pak ditë ushtria serbe kishin vrarë së paku 8.327 boshnjakë, thuhet në një njoftim të VV-së.

“Z.Kurti është ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja znj. Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, z. Murat Tahiroviq. Sivjet, organizatorët boshnjakë i kanë shpallur të padëshirueshëm në Srebrenicë qeveritarët nga Serbia.”

Në Potoçari të Srebrenicës janë varrosur deri më tani 6.377 viktima dhe aty sot u varrosën edhe 121 të tjerë.

Vetëvendosje njofton se Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore, vizitoi shoqatat e familjarëve dhe bëri nderime te monumenti pranë varrezave e vendosi lule të freskëta në kujtim të të vrarëve.

“Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak”, thuhet tutje.

21 vite më parë në Bosnjë e Hercegovinë ndodhi krimi më monstruoz që ka parë Evropa pas Holokaustit.

“Në Srebrenicë u vranë e u masakruan mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm. As pas 21 vitesh Serbia nuk e ka pranuar fajin për gjenocidin që ka kryer si shtet. Republika Srpska, ky projekt i krijuar nga gjenocidi edhe sot është kërcënim për viktima të reja. Kështu ndodh kur marrëveshjet e paqes bazohen në raporte forcash, dhe jo në vendosje të drejtësisë”, vlerëson VV.

Sipas VV, projekti shovinist serb që ka shkaktuar luftërat në ish Jugosllavi është ende aty. Ai po vazhdon të tolerohet në emër të interesave gjeopolitike e ruajtjes së stabilitetit.

“Por, historia ka treguar se rreziqet më të mëdha për paqen janë konservizimi i padrejtësisë e formave të ndryshme të diskriminimit.” /Periskopi/

kurti kurti1 kurti3

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending