Kurti e quan të rrezikshme Gjykatën Speciale

Periskopi.com Lajme

I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, u pyet edhe për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai e quajti absurde krijimin e kësaj Gjykate.

“Gjykata Speciale është absurde, sepse ne kishim tribunalin e Hagës. Në Kosovë, tek politikanët kryesor ka kriminel të paqes, jo kriminel të luftës. Ata duhet të jenë në burg për atë çfarë i kanë bërë popullit tonë, jo aparatit shtetëror të Millosheviçit. Ka dy vite që po vonohet Gjykata Speciale sepse as faktori ndërkombëtar nuk është i sigurt se çfarë është duke kërkuar. Ata janë në një ngrehinë juridike. Kjo gjykatë ndryshon relacionin për luftën dhe është e rrezikshme”, tha Kurti.

Shpërndaje në: