Kur Thaçi e injoronte hapur Donald Trumpin, por ja si sillet sot me të

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e mbështeste hapur kandidaten demokrate Hillary Clinton për presidente të SHBA-së, ndërsa drejtonte kritika të përmbajtura drejt republikanit Donald Trump në tetor të vitit 2016, në kohën kur askush nuk besonte se Trump do të zinte vend në Shtëpinë e Bardhë.

Periskopi.com Lajme

Madje, Thaçi në mënyrë tendencioze, asokohe, thoshte se e gjithë elita e republikanëve është distancuar ndaj Trumpit, shkruan Periskopi.

Në Zonën e Debatit, Thaçi kishte komentuar një deklaratë të Trumpit, i cili e kishte konsideruar të gabuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Unë nuk njihem personalisht me Donald Trump, por ajo që dua të konstatoj si një President i një Republike që e ka të ardhmen lidhur ngushtë me SHBA-të dhe që përcjellë nga afër gjithë hapat e tyre, është se të jesh kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës është të jesh kundër lirisë së një vendi”, kishte thënë Thaçi në vitin e kaluar.

E shprehte hapur sigurinë e tij se Clinton do të zgjedhej presidente.

“Ajo që është mirë është se opinioni demokratike është në favor të zgjedhjes për Presidente të ish-sekretares Hillary Clinton”, kishte thënë ai.

E sipas tij, Trump e kishte humbur edhe mbështetjen e partisë së tij.

“Madje Trump nuk është më as kandidat i Republikanëve – ajo që dua të them është se elita Republikane është distancuar nga Trump”, kishte vazhduar presidenti.

““Nuk përzihem dhe as nuk e kemi atë mundësi, të përzihemi në zgjedhjet në SHBA, por shqiptarët i gëzohen zgjedhjes së Hillary Clinton Presidente të SHBA-ve. Prandaj ndjehem mirë se shqiptarët janë në favor të Clinton. Sepse dikush paraqet progres, dikush regres për të ardhmen”.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Thaçi mburret me një mik si SHBA-ja me në krye presidentin e saj Donald Trump.

Ai ka falënderuar presidentin Trump për urimin në Ditën e Pavarësisë, që u shënua dje.

“Faleminderit Donald Trump. Kosova është me fat që ka një mik si SHBA-ja”, ka shkruar në Tëitter Thaçi. /Periskopi/

Shpërndaje në: