Connect with us

Lajme

“Kur Qeveria e ka gabim duhet të dorëhiqet, jo të kërkojë konsensus”

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se marrëveshja e 26 gushtit është e vdekur falë rezistencës së opozitës, qytetarëve dhe disa deputetëve të koalicionit qeverisës.

Published

on

“Koalicioni qeverisës qysh në qershor pati thënë se brenda dhjetë ditësh do të ndodhte ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion. Më pas deklaronin me bindje te plotë se më 1 shtator kjo është punë e kryer. Nuk ndodhi ashtu falë rezistencës sonë, të opozitës e qytetarëve dhe një numri të deputetëve të mazhorancës që janë të përgjegjshëm ndaj vendit dhe votuesve. Ne nuk mund t’i dimë arsyet, por jemi të bindur që demarkacioni tashmë ka vdekur e jemi të vendosur ta ndalojmë nëse Qeveria vazhdon me arrogancën e saj”, ka theksuar Hyseni. Më tej ai ka thënë se në këtë kohë nuk mund të pritet që të ketë konsensus ndërmjet koalicionit qeverisës dhe opozitës. Hyseni ka thënë se nuk ka nevojë për konsensus apo kompromis.

“Në rrethanat kur është vërtetuar që Qeveria e ka plotësisht gabim për çështjen e demarkacionit, nuk do të duhej të flitej për konsensus, por për tërheqjen e Qeverisë nga qëndrimi i tyre e besa edhe për dorëheqjen e tyre sepse po bëhen muaj e vite që kjo Qeveri e ka gënjyer e maltretuar popullin e Kosovës me këtë temë. Opozita, përkatësisht Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e kërkon kthimin e demarkacionit në pikën zero dhe për këtë themi që s’ka nevojë as për konsensus e as për ndonjë kompromis”, ka përfunduar ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se me insistimin dhe vendosmërinë e qytetarëve, opozitës dhe shoqërisë civile (ekspertëve), si dhe të disa deputetëve të koalicionit qeverisës është nxjerrë e vërteta për Marrëveshjen e Vjenës. Prandaj, sipas tij, kryeministri nuk duhet të tentojë të bëjë kompromise.

Lekaj thotë se ky proces duhet të kthehet nga fillimi.“Kryeministri nuk duhet të tentojë në kompromise për veten, por duhet t’i thërrasim të gjithë për të vërtetën që shpëton Kosovën e ajo është, ose kthimi në pikën zero i demarkacionit nga vetë Qeveria, ose atë ta bëjë Kuvendi duke ia dhënë votën kundër. Nëse Qeveria na dëshiron në diskutimet që i ka proklamuar, duhet ta dijë që në ato çka i ka thënë deri më tani për demarkacionin ka shumë të pavërteta e ne nuk do ta tolerojmë t’i materializojë ato”, është shprehur Lekaj”Ai gjithashtu ka thënë se çdo tendencë për ta riproceduar këtë marrëveshje në versionin aktual, është mosrespekt për zërin kundërshtues të qytetarëve dhe të opozitës që të pezullohet marrëveshja deri në kthimin në vija të sakta të kufirit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending