Connect with us

Uncategorized

Kur ish-presidenti Clinton dha lajmin për ndërhyrjen në Kosovë

Published

on

Më 24 mars 1998, ish-presidenti amerikan Bill Clinton kumtoi lajmin para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO’së për ndërhyrje në Kosovë.

Pjesë nga deklarata e tij

Amerikanë të dashur, sot forcat tona iu bashkuan aleatëve të NATO’s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, të përgjegjshme për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar, për dhjetëra arsye. Po veprojmë për të mbrojtur qindra-mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një fushatë e madhe ushtarake.

Ne duhet të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për paqe. Duke vepruar tani, ne po mbrojmë vlerat tona për të mbrojtur interest tna dhe të avancojmë paqen në Kosovë.

Ne kemi propozuar marrëveshjen e paqes për të përfunduar luftën për të mirë. Kosovarët kanë nënshkruar marrëveshjen javën e kaluar. Edhe nëse kjo nuk ishte gjithçka që ata donin, edhe nëse njerëzit tjerë vazhdonin të kishin dyshime, ata janë pajtuar se vetëm paqja është zgjidhja që do t’i jepte fundin luftës.

Në anën tjetër, liderët serbë, refuzuan të diskutojnë madjet edhe çështjet kyçe të marrëveshjes.

Kjo nuk është luftë, në kuptimin e plotë të fjalës, kjo është një ndihmë me artilerinë tonë, për të mbrojtur popullin, liderët e së cilës, janë të gatshëm për paqe.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending