Kur Besim Dina qante nga poezitë e rapsodit që vdiq sot (Video)

Ka vdekur në spitalin e Durenit në Gjermani, rapsodi i njohur nga Kosova, Agim Gashi. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi lidhur me vdekjen e rapsodit të njohur është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook.

E ndërkohë të gjithë e kujtojnë një poezi të Gashit të cilën ia kishte kushtuar nënës së tij të ndjerë. Ai kishte përcjellë emocione nën recitimin e poezisë në vitin 2011 ku ishte i ftuar në emisionin e Besim Dinës, transmeton Gazeta Express.

“…ah moj nënë, sa më ka marrë malli. Të rri më ty e të heq mërzinë, t’i puthë rrudhat e ballit dhe të pimë kafe bashkë me ty. Më mungojnë shumë kohërat kur unë isha fëmije, e ti më epje bukë të elbit”, thuhet ndër tjerash në poezinë e rapsodit tashmë të ndjerë kushtuar nënës së tij.

E nga recitimi i poezisë nga ana e Gashit kishte qarë i gjithë publiku por edhe Besim Dina.

Gashi ndërroi jetë gjatë ditës së sotme. Ai ishte njëri ndër rapsodët më të mirë kosovarë. Ai u ka kushtuar këngë shumë prej figurave më të njohura në vend.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION