Connect with us

Lajme

‘Kundër Turqisë po përgatitet një skenar i frikshëm’

Published

on

Kompozitori dhe pianisti francez Stephane Blet thotë se Europa po përgatit “skenar të frikshëm” kundër Turqisë dhe përmes keqpërdorimit të mediave po përpiqet të provokojë urrejtje dhe frikë mes muslimanëve dhe përfundimisht të shkaktojë një luftë midis muslimanëve dhe të krishterëve.

Artist i shquar francez, i njohur si i dhënë pas kulturës turke dhe Stambollit, Stephane Blet, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka kritikuar Evropën për qëndrimin anti-turk.<

Qysh më parë kam vërejtur se një gjë e tillë do të ndodhë. Unë me të vërtetë ndihem i turpëruar nga Evropa. Unë jam francez, por Franca nuk është ajo që dikur ka qenë. Kam frikë shumë, sepse shoh se çfarë janë duke u përpjekur për të bërë. Po përpiqen të krijojnë një lëvizje shumë të keqe sioniste në Evropë. Të gjitha mediat përdoren për t’i frikësuar njerëzit nga muslimanët. Dëshirojnë që të krishterët të luftojnë me muslimanët”, shprehet Blet.

Blet thekson se në mediat europiane prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë lajm pozitiv për Turqinë, por vetëm lajme në kontekstin e propagandës anti-turke, duke shtuar se ai personalisht ka parë pasurinë dhe bukurinë e Turqisë dhe muslimanëve, porse media në Europë është përgjegjës për shkaktimin e problemeve midis të krishterëve dhe muslimanëve që, sipas tij, dikur jetonin në harmoni.

Gjendja ekonomike në Europë është e keqe dhe tani duan të rrisin frikën ekonomike të njerëzve. Mbi të gjitha, është një plan i madh dhe i rrezikshëm për të shkaktuar kaos”, tha Blet, i cili shtoi se jo të gjithë europianët janë racistë dhe se shumë prej tyre janë të pakënaqur me liderët e tanishëm politikë.<

Në Francë më janë anuluar disa koncerte dhe më kanë quajtur fashist, sepse unë e dua Turqinë. Kjo është gjendje e keqe dhe pikëlluese dhe çdo gjë është bërë disi politike. Unë jam artist, kam lindur si i krishterë dhe jam mik i afërt me shumë muslimanë. Kjo në Europë nuk duan të jetë shembull dhe gazetarët përhapin gënjeshtra, edhe pse janë në dijeni të së vërtetës”, thotë më tej Blet.

Duke rikujtuar se në Turqi për herë të parë ka shkuar 23 vjet më parë, Blet vë në dukje se nga organizata terroriste PKK vazhdimisht ka marrë kërcënime për përhapjen e një imazhi pozitiv të vendit.

Në mes të Parisit terroristët e PKK-së mbajnë protesta me sloganin ‘Vdekje Turqisë’. Si është e mundur kjo dhe kush i lejon këto? Kjo është tronditëse, sepse kur ne dëshirojmë të mbajmë tubim, nuk na lejojnë. Policia e parandalon menjëherë, teksa për PKK-në nuk bën asgjë”, thotë Blet.

Duke theksuar se do të vazhdojë që përmes muzikës dhe artit të ndërtojë ura të miqësisë midis Turqisë dhe Europës, Blet tha se shumë pianistë evropiane në koncerte i interpretojnë veprat e tij, duke përfshirë 12 rapsodi osmane-turke të cilat i ka komponuar.

Kjo gjë bëhet dalëngadalë, natyrisht. Megjithatë, unë e dua Turqinë dhe popullin turk dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë”, shtoi në fund kompozitori francez Stephane Blet./tema/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending