Connect with us

Lajme

Kujt i takon që ta thërrasë mbledhjen e parë konstituive? Flet Presidenca

Published

on

Presidenca e Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësin që i pari i vendit Hashim Thaçi ta thërras mbledhjen e seancës Konstituive, ashtu siç e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës.

Presidenca e Kosovës në një përgjigjeje për lajmi.net, ka thënë se Presidenti do ti respektojë të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja, kur janë pyetur nëse Presidenti do të thërras këtë mbledhje për seancën konstituive.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të respektojë të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese gjatë procesit të krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të Presidencës, për lajmi.net.

Neni 7 i Rregullores së Kuvendit pika 1 thotë se mbledhjen Konstituive e thërret Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve.

Megjithatë, Kuvendi, sipas Kushtetutës së Kosovës, mblidhet edhe nëse Presidenti nuk e bënë këtë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit” thotë pika 3 e këtij neni Kushtetues.

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, janë certifikuar nga KQZ më 8 korrik.

Pas certifikimit të tyre koalicioni PDK-AAK-Nisma si fitues i zgjedhjeve ka 30 ditë afat që ta formojë Qeverinë. I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj ka thënë se institucionet e reja do të formohen në afat rekord. Madje ai nuk e ka paralajmëruar se seanca konstituive e Kuvendit mund të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending