Ku i lanë bashkëshortet liderët e Kosovës në pritjen e Pavarësisë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë pjesë e festës së Pavarësisë. Ai në Kosovë ka ardhur së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Periskopi.com Lajme

Së bashku me të, Rama ka qenë edhe në pritjen e nëntëvjetorit të organizuar nga Presidenca e Qeveria, njofton Klan Kosova.

Por nikoqirët, udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk dihet se ku i lanë bashkëshortet e tyre gjatë kësaj pritjeje.

Madje Thaçi ka publikuar një fotografi duke bërë “Gëzuar” me bashkëshorten e Ramës, derisa përkrah tij mungon zonja e parë Lumnije Thaçi.Image

Afër Linda Ramës i buzëqeshur shihet edhe kryeministri Mustafa, por aty mungon edhe bashkëshortja e tij Qevsere Mustafa.Image

Mustafës, ndonëse i mungon bashkëshortja, afër tij gjithmonë në takime ose edhe udhëtime të ndryshme është Vlora Dumoshi, shefja e kabinetit të tij.Image

Por është Rama ai që e ka shijuar pritjen e Pavarësisë afër gruas së tij, teksa shihet duke e mbajtur edhe dorën mbi shpatullën e saj.Image

Megjithatë urimet për Pavarësi shkojnë edhe për dy zonjat e liderëve kosovarë, ndonëse ato nuk ishin pjesë e kësaj pritjeje.

Shpërndaje në: