Connect with us

Lajme

Kryetari i Ulqinit: Opozita në Mal të Zi po dirigjohet nga Moska dhe Beogradi

Kryetari i Ulqinit që është edhe kryetar i partisë Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu flet për përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Published

on

Në një intervistë dhënë për GSH.al. ai tregon se opozita në Mal të Zi është e dirigjuar nga Moska dhe Beogradi.

Kryetar i partisë Forca e Re Demokratike shpreh se po pengohet ecjen e Malit të Zi përpara drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Cungut, shqiptarët luajnë një rol shumë konstruktiv dhe janë një forcë që shtyn përpara agjendën e integrimit Euro-Atlantik. Thirrje për dialog ka bërë edhe për Tiranën zyrtare, duke u shprehur me një Tiranë të dobët edhe ne shqiptarët e Malit të Zi janë më të dobët e të pambrojtur.

“Shqiptarët janë shumë më pak të përfaqësuar se sa meritojnë të jenë, ne jemi 7% e popullsisë dhe kemi vetëm një deputet ose 1.5% të parlamentit. Kjo gjë ka ndodhur për tre arsye kryesore. Së pari ndryshimi i ligjit zgjedhor që u bë para disa vitesh, dëmtoi pikërisht pakicën shqiptare sepse hoqi pesë mandatet e rezervuara për popullin tonë. Së dyti problem kryesor është përçarja dhe ne kemi bërë thirrje para zgjedhjeve që Tirana e Prishtina të na ndihmonte në unifikimin e trupit elektoral shqiptar. Si pasojë e fragmentimit ne kemi kaluar nga 3  deputet që kishim në vitin 2010 në vetëm 1 në këto të fundit. Së treti ka pasur një largim të votuesve shqiptarë prej partive politike shqiptare si pasojë e zhgënjimit. Për shumë vite me radhë votuesit na e kanë dhënë votën mirëpo ne nuk ia kemi dalë që të çojmë përpara kërkesat e shqiptarëve të Malit të Zi sepse kemi qenë shumë të vegjël e të paktë për të bërë presion. Mirëpo unë jam besimplotë se arritjet tona të periudhës së fundit, pra realizimet e shumë nga premtimet tona elektorale, do ia rikthejnë gradualisht besimin votuesit shqiptar tek partitë shqiptare”, thotë ai.

“Situata në Maqedoni është e ngjashme për sa i përket faktit të ekzistencës së një krize apo tension politik si dhe për sa i përket shenjave të qarta të ndërhyrjes ruse në politikën e brendshme, mirëpo shkaqet e krizës janë krejt të ndryshme. Ngërçi politik në Maqedoni lidhet me përpjekjet e një elite politike që ka kapur shteti për të qëndruar me çdo kusht në pushtet ndërsa në Mal të Zi bëhet fjalë për një opozitë e dirigjuar dhe instrumentalizuar prej Moskës dhe Beogradit për të penguar ecjen e Malit të Zi përpara drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në të dy rastet mund të themi me gojën plotë që shqiptarët po luajnë një rol shumë konstruktiv dhe janë një forcë që shtyn përpara agjendën e integrimit Euro-Atlantik”, thotë Cungu./ Periskop

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending