Connect with us

Sporti

Kryetari i KF Ballkani thyen heshjten: Më shantazhuan!

Published

on

Kryetari i KF Ballkani, Florim Kryeziu ka akuzuar trajnerin, drejtorin sportiv dhe lojtarët e skuadrës për shantazh ndaj tij, por ai ndjehet i pastër.

Sot është publikuar video e radhës nga Indeksonline, ku shihet trajneri i KF Ballkanit, Gëzim Hasi duke kërkuar nga lojtarët e tij që të lëshojnë ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut.

Ai u kishte thënë se kjo ishte porosia e kryetarit Florim Kryeziu, i cili tashmë thotë se është shantazhuar dhe është i pastër.

“Ka mese një muaj që klubit tonë po i behën lloj lloj pengesa. Unë si kryetar i KF ‘Ballkani në emër të kryesisë, jam plotësisht me ndërgjegje të pastër para opinionit, dhe para të gjithë atyre që e duan klubin tonë.” ka thënë Florim Kryeziu për TherandaPost.

“Unë e pash atë video, të jem i sinqertë ne kemi kohë që kërkojmë të publikohet video, që dikur thonin se kinse kemi video te kryetarit duke folur para lojtareve, ndërsa tani doli video që flet vet trajneri, dhe shihet qartë skenari në zhveshtore. Shihet trajneri që bashkë me ish-drejtorin sportiv në mes te lojtareve duke e ditur se po gjirohen nga një lojtar, dhe pa pikë turpi deklarojnë te tilla gjera”, vazhdoi ai.

“Le te del vetëm një anëtar i kryesisë, qe thotë se i kemi thënë trajnerit ta lëshoje ndeshjen. Kjo ndeshje është zhvilluar me 4 mars, ndërsa për fitoren e saj, ne si kryesi i kemi shpërblyer lojtaret me premia, ekzistojnë të dhënat në NLB Bank. Jemi duke e zhvilluar kampionatin me shumë vështirësi, por jemi të sigurt se do te ja dalim. Kryesia është më e bashkuar se kurrë. Ata që hedhin të tilla manipulime, e kane vendin vetëm jashtë KF Ballkanit”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending