Connect with us

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit: Prokuroria nuk bën pastrimin e listave për veteranët e UÇK-së

Published

on

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në media, ku thuhej se Prokuroria pritet që të bëj pastrimin e listave për veteranët e UÇK-së.

Në një reagim dërguar medieve, zyra e Kryeprokurorit ka njoftuar se Prokuroria nuk e bën pastrimin e këtyre listave, me arsyetimin se është institucion përgjegjës vetëm për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Në reagim thuhet se Prokuroria ka filluar të grumbulloj informatat e nevojshme për të përcaktuar nëse ka nevojë për inicimin formal të hetimeve në lidhje me rastet për keqpërdorime eventuale.

Lexoni njoftimin e plotë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit:

Gjatë ditës së djeshme në disa media janë publikuar raporte, në të cilat është pohuar se: “Prokuroria do të bëj pastrimin e listave për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Prokurori i Shtetit nuk është institucion administrativ që merret me pastrimin e listave të veteranëve.

Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur kompetent dhe përgjegjës vetëm për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale dhe hetimet do t’i kryej në secilin rast që ka dyshim të bazuar që është kryer një vepër penale dhe plotësohen  kushtet e parapara me ligj. Kjo do të thotë se Prokurori i Shtetit nuk merret me procesin, por vetëm me raste individuale, kur ka dyshim të bazuar se është kryer vepër penale.

Edhe për këtë rast Prokuroria ka vepruar në këtë mënyrë, duke filluar të bëjë grumbullimin e informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës ose jo. Pra, ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës dhe jo për pastrimin e listave për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i Shtetit pret që Qeveria dhe Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke ofruar informatat dhe provat që kanë për kryerjen e ndonjë vepre penale gjatë këtij procesi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending