Kryeprokurori i Gjykatës Speciale paralajmëron veprime të shpejta nga kjo gjykatë

Në vizitën e parë bërë Kosovës, prej se është emëruar rreth dhjetë javë më parë, kryeprokurori i Gjykatës Speciales, David Schëendiman, ka folur për veprime të shpejta të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila funksionon në Hagë.

Periskopi.com Lajme

Më 1 shtator Schëendiman është emëruar kryeprokuror i organit të akuzës, që për mandat ka hetimin e pretendimeve për krime lufte të kryera nga UÇK-ja, të cilat janë përmendur në Raportin e senatorit Dick Marty, i cili është miratuar nga Këshilli i Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, është transferuar në këtë pozitë nga ajo e kryeprokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale (SIFT) të BE-së. Ky emërim ka shënuar transicionin zyrtar të TFHS-së në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në vizitën që i ka bërë të hënën Prishtinës, Schëendiman ka takuar përfaqësues të lartë shtetërorë, zyrtarë të gjyqësorit dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Por nuk ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe as kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të dy këta janë përmendur në Raportin e senatorit Marty, ku flitet për krime të rënda lufte, përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore.

Shpërndaje në: