Connect with us

Lajme

Kryeministri ua mbyll derën 250 mijë kosovarëve

Published

on

250 mijë është numri i personave me nevoja të veçanta në Kosovë.  Jo kaq i madh del të jetë edhe numri i tyre që punojnë nëpër Institucione.

Bazuar në të dhënat që posedon Gazeta Fjala, totali i të punësuarëve me aftësi të kufizuara, në Institucione qendrore, duke përfshirë kështu stafin civil, është vetëm 50 persona.

Prej këtij numri, 36 janë burra ndërsa 14 gra.

Shtatë prej tyre kryejnë punën në Policinë e Kosovës, ku edhe është angazhuar numri më i madh kësaj kategorie të qytetarëve.

Megjithatë është shumë larg kërkesave ligjore ku punëdhënësit janë të obliguar të punësojnë një përson me aftësi të kufizuar në ç’do pesëdhjetë puntorë.

Siç duket ky ligj nuk vlen edhe  për kryeministrin Isa Mustafa, e Presidentin Hashim Thaçi.

Nga numri i përgjithshëm, i të punësuarëve në zyrën e kryeministrit që është 548, vetëm pesë burra me aftësi të kufizuara punojnë atydhe asnjë grua.

Hiç më e mirë  nuk është situata në Zyrën e Presidentit Hashim Thaçi. Aty janë të punësuar 43 persona. Gazeta Fjala, mëson se në mesin e tyre nuk është i punësuar, asnjë përson i kësaj kategorie.

I pari i shtetit duket se ishte treguar më zemërmirë gjatë kohës sa ishte  duke udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nga 204 të punësuarit në këtë ministri, janë të punësuar tre burra që i takojnë kësaj kategorie.

Ministria e Punëve të brendshme, me udhëheqësin Skender Hyseni, kanë të punësuar 1079 persona, prej tyre një burrë dhe tri gra me nevoja të veqanta.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, të udhëhequr nga Lutfi Zharku, vetëm një burrë me nevoja të veqanta e ka punësuar, në mesin e 243 të punësuarëve të tjerë.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqeniës sociale, të Arban Abrashit, në mësin e 873 të punësuarëvë, 4 burra me nevoja të veqanta janë punësuar në këtë Ministri.

Derisa, në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, janë punësuar 657 persona dhe vetëm dy burra me nevoja të veqanta.

E në Ministrinë e Shëndetësisë nga 643 të punësuarit, dy persona me nevoja të veqanta janë punësuar, në mesin e tyre një burrë e një grua.

Ministria e Administratës Publike, nga 255 të punësuarit, 3 burra me nevoja të veqanta i ka të punësuar në Ministri, ndërsa asnjë grua.

Institucionet diskriminuese

Edhe Sekretaria e Kuvendit të Kosovës në mesin e 172, të punësuarëve me status pune nuk e ka gëzuar asnjë person me nevoja të veqanta.

Diskrimini të njëjtë ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e udhëhequr nga Hykmete Bajrami, e cila nuk ka vendosur që në institucionin e saj, të jetë i punësuar një përson i kësaj kategorie.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarëvë që është 201, asnjë përson me aftësi të kufizuara nuk është i punësuar në MTI.

Edhe Ministria e  Drejtësisë, e drejtuar deri më tani nga Hajredin Kuçi, ka vepruar njësoj sikur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

405 persona janë të punësuar, aty por asnjë person me aftësi të kufizuara.

Ministria për komunitete dhe kthim  nën udhëheqjën, e Dalibor Jevtić, i ka të punësuar 80 persona, ndërsa asnjë me aftësi të kufizuara.

As Memli Krasniqi, nuk u ka bërë vend në Ministirinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, personave të kësaj kategorie, në mesin e 294 të punësuarve tjerë.

Ferid Agani i cili është liruar nga detyra për shkak të problemeve me drejtësinë i ka të punësuar në ministrinë e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, 269 persona,  mirëpo asnjë nuk i takon kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Edhe Blerand Stavileci nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk e ka punësuar edhe pse numri i të punësuarëve në të tjerë është 122.

Ministria e Forcës dhe Sigurisë, e drejtuar nga Haki Demolli, i ka të punësuar 165 persona, ndërsa njësoj si ministritë tjera, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk e ka gëzuar statusin e punës.

Bekim Çollaku, shef i Ministrisë për Integrime Evropiane, nuk ka punësuar asnjë person me nevoja të veqanta në ministrinë e tij, në mesin e 64 të punësuarëve të tjerë.

Në 49 të punësuar në Ministrinë e Diasporës, nuk gjendet asnjë person me aftësi të kufizuara i punësuar.

Sekretariati i Komisionit Zgjedhor nga 72 punëtor, asnjë person me nevoja të veqanta nuk e ka punësuar. Njëjtë edhe në Auditorin Gjeneral të Kosovës, nga 150 të punësuarit asnjë person nuk është me nevoja të veçanta.

Njëjtë është gjendja edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit, Universitetin e Prishtinës, Gjykatën Kushtetuese, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionin e Pavarur për media, e  komisionin për miniera.

As në akademinë e  Shkencave dhe Arteve nuk janë të punësuar asnjë prej personave të kësaj kategorie. /Gazeta Fjala/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending