Kryeministri premtoi rritje pagash në spitalin ku vdiq një lehonë nga moskujdesi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar disa vizita sot në prag të ndërrimit të motmoteve në disa institucione të Kosovës, përfshirë edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por këtu ai zgjodhi pikërisht Klinikën e Gjinekologjisë ku madje premtoi rritje pagash si për mjekët ashtu edhe për inferiemerët.

Kujtojmë se këtë muaj pikërisht në këtë Klinikë ka vdekur një lehonë pas lindjes dhe familja e saj po akuzon stafin e Klinikës për mos mbikqyrje të gjendjes së saj sa duhet. Rasti ka ndodhur pikërisht me 26 dhjetor të këtij viti, derisa viktima ka qenë një grua nga Vushtrria. /Periskopi

Shpërndaje në: