Kryeministri bënë thirrje për festë pa armë për Vitin e Ri

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë që na ndajnë dhe disa orë para festës së ndërrimit të motmotit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët e vendit.

Ai gjatë një vizite që pati sot në Policinë e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që të mos gjuajnë me armë zjarri ngjatë festës së Vitit të Ri, në mënyrë që të mos vijë deri te më e keqja.

“Bëj apel te qytetarët që mos të gjuajnë me armë, të kenë kujdes nga mjetet pirotektnike. Të festojmë me lajme të mira,” porositi Haradinaj. /Periskopi

Shpërndaje në: