Connect with us

Lajme

Kryemadhi “zbulon” skenarin e rrezikshëm të Metës për formimin e qeverisë

Published

on

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e bindur se opozita e bashkuar do të fitojë në 25 prill, madje tha se Rama do të dalë i treti ose i katërti në zgjedhje, pasi dy vendet e para janë të zëna.

E pyetur nëse do të ketë rrjedhje mandatesh deputetë nëse PS del forcë e parë politike, Kryemadhi u përgjigje: “Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese.

Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas një javë që nuk hyj në zgjedhje.

Rama kishte frikë të hynte në zgjedhje, e mbani mend kur bëri referendum me Ben Blushin. Kështu që nuk ja heqim dot frikën në përballje me popullin”.

Kryemadhi i referohet nenit 96 te Kushtetutes, duke “zbuluar si padashje skenarin e Metes qe pas zgjedhjeve te 25 prillit te mos mandatoje partine e pare per te filluar negociatat dhe formuar kabinetin e ri qeveritar, nese nuk ka te certifikuar 71 mandate deputeti.

“Neni 96 i Kushtetutes thote:

1.Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2.Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3.Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

5.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.

Pra Meta tenton qe nese Rama nuk arrin te marre 71 mandate, nuk do te mandatohet per forumin e qeverise se re, as partia e dyte, por do propozoje vete nje kryeminister, sipas pikes 2 te nenit 96 te Kushtetutes, dhe ta hedhe ne Kuvend per miratim. Duke tentuar te shmange PS qe ka qene historikisht parti e pare dhe Ramen si kryeminister.

Nese as ky emer nuk miratohet, atehere shperndan Parlamentin dhe kalon vendin ne zgjedhje. Ketu me sa duket e kane burimin kercenimet e Metes se nuk do pranoje fitoren e kesaj mazhorance me 25 prill!

Në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, i cili u miratua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, Kryemadhi tha se ky kod nuk do të ndikojë tek opozita.

“Ajo që dua të theksoj është se çështja e komisionit të Venecias nuk ka të bëjë me votën në kuti, por me kalkulim votash apo si do sillet në fund të ditës secili nga ne.

Kështu që strategjia e opozitës, pavarësisht kodit zgjedhor që ka miratuar parlamenti ilegjitim, nuk ka të bëjë dhe nuk ndikon në punën e opozitës për të organizuar që në 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit dhe të ndëshkojnë rilindjen dhe të vlerësojnë alternativën e opozitës së bashkuar”.(TemA)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending