Connect with us

Lajme

Kriza politike në Maqedoni po shndërrohet në krizë ekonomike

Published

on

Duket se kriza politike në Maqedoni, po shndërrohet në krizë politike, ka qenë ky përfundimi i një hulumtimi të realizuar nga shoqata e Odave Ekonomike Gjermane në Maqedoni, të cilat nxjerrin në pah se 51 për qind nga 71 kompanitë e anketuara, e cilësojnë si shumë të keqe gjendjen ekonomike.

Vetëm 11 për qind e kompanive të anketuara janë shprehur optimiste se zhvillimi ekonomik gjatë vitit 2017 do të ecë mbarë, ndërsa mbi 63 për qind e kompanive janë shprehur pesimiste se ekonomia e Maqedonisë do të shënojë përmirësim.

Mbi 82 për qind e tyre janë shprehur se janë të gatshëm për të investuar sërish, nëse përmisohet gjendja ekonomike.

Patrik Martines drejtor i delegacionit gjerman nga rrjeti i shoqatave të Odave Eknomike Gjermane, si problematikë për kompanitë gjermane ka fokusuar mungesën e kuadrit me shkollë të mesme profesionale.

“Kompanitë gjermane kanë vërejtur se nuk realizohet me efikasitet lufta kundër korupsionit. Madje gjithnjë e më evidente është problemi me të cilin ballafaqohen mbi 200 kompani, të cilat veprojnë në Maqedoni, sa i përket mungesës së kuadrit që del nga shkollat e mesme pofesionale. Mendoj se politikat arsimore në Maqedoni duhet të orientohen në këtë drejtim”, ka theksuar Martines.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristina Allthauzer ka theksuar se në të mirë të zgjidhjes së krizës politike, asaj ekonomike dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve është që sa më parë të zhbllokohet puna e Parlamentit, të zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni ligjvënës dhe më pas të zgjidhet Qeveria e re e Maqedonisë cila do të mund të veprojë.

“Zgjidhja për krizën politike në Maqedoni është në tavolinë. Tani nevojitet vullneti politik për atë. Parlamenti të jetë operativ, të organizohet vetë, të zgjedhë kryetarin, pastaj edhe Qeverinë e cila do të mund të veprojë. Kjo është mënyra e rendit të trenit; jo vetëm për të mirën e politikës, por edhe për të gjithë, ekonominë, shoqërinë, qytetarët”, tha ambasadorja Althauzer.

“Situata politike reflekton kornizën e përgjithshme për gjendjen në shtet, si në aspektin ekonomik, atë shëndetësor, arsimor, kulturor etj. Më duhet të theksoj se zgjidhja e kësaj krize tanimë është e vonuar.

Sot jemi më 11 prill, plot 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u realizuan më 11 dhjetor, dhe analizat e të gjithë ekspertëve ekonomikë flasin qartë se kriza politike ka impakt tejet negativ në ekonominë e Maqedonisë”, tha ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristina Althauzer.

Në Maqedoni veprojnë mbi 200 kompani gjermane të cilat kanë të punësuar mbi 15 mijë qytetarë nga vendi, shkruan “REL”. /albeu.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending