Connect with us

Lajme

Krasniqi – Abrashit: Jeni qyqarë, që fshiheni prapa ndërkombëtarëve

Published

on

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur shumë shpejt zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashit në lidhje me reagimin e këtij të fundit ndaj opozitës dhe qëndrimit të saj ndaj demarkacionit me Malin e Zi.

Abrashi tha se opozita, në pamundësi për të takuar zyrtarët ndërkombëtarë, po tenton të manipulojnë me opinionin publik në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se ndërkombëtarët e kanë thënë fjalën e tyre për demarkacionin.

Por Krasniqi, në reagimin e tij të postuar në Facebook, e ka quajtur Qeverinë e Kosovës , “qeveri qyqare që kurrë nuk ka vepru si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur”, por gjithmonë është fshehur “prapa ndërkombëtarëve”.

“A ka Arban Abrashi, dhe Qeveria në emër të së cilës flet, ndonjëherë në jetën e tyre, ndonjë argument më valid, se sa “ndërkombëtarët po thonë kështu”. Vetëm një qeveri qyqare, që kurrë nuk ka vepru si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur, fshihet vazhdimisht prapa “ndërkombëtarëve””, ka thënë Krasniqi në reagimin e tij.

Tutje, duke mbetur tek ndërkombëtarët dhe Amerika, Krasniqi e ka pyetur Abrashin se a e di ai dhe Qeveria e Kosovës që “Amerika që i ka 9.4 milionë km2 territor, tash e 100 vite shtyhet me Meksikën për VETËM 2.4 km2 territor”.

“Kurse Qeveria jonë e mjerë, e Kosovës që i ka vetëm rreth 11mijë km2, ia fal mbi 8000 hektarë Malit të Zi dhe madje s’len gjë pa bërë për me e implementu këtë marrëveshje”, thotë Krasniqi.

“Pse nuk po i shfrytëzoni këta “ndërkombëtarë” për me e formu Ushtrinë e Kosovës, me e shtri sovranitetin që po cenohet në të katër anët nga Car Lazari e strukturat e Serbisë, por po e përdorni për me e shtypë opozitën tuaj, e me fal territore”, përfundon ai.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending