Kouchner: Për të krijuar politikë të përkryer në Kosovë e Shqipëri duhet ndryshimi i mentalitetit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë pas luftës, i cilësuar edhe si “francezi” më i dashur për shqiptarët, për ndërtimin e shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës, por edhe si mjek humanist dhe personalitet me rëndësi në politikën franceze e ndërkombëtare, Bernard Kouchner, mori të martën në Tiranë titullin “Doctor Honoris Causa”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës.

Motivimi i dhënies së titullit ku veçohet edhe kontributi i Kouchnerit në krye të strukturave ndërkombëtare në Kosovën e pasluftës, u vendos nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës pas rekomandimeve të prof. dr. Adrian Civicit, president i UET-it dhe prof.dr.Ksenofon Krisafit, dekan i Juridikut në UET dhe vendimit të Senatit akademik të UET, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke folur para akademikëve, ish-ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Arta Dade, Besnik Mustafaj, Kastriot Islami e Aldo Bumçi, Kouchner falënderoi UET-in për këtë nderim. Ndërkaq ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë dhe ish-ministri i Jashtëm i Francës justifikon politiken jo të përkryer të shqiptarëve si në Shqipëri e Kosovë, pasi sipas Kouchnerit duhen breza të tërë për të ndryshuar mentalitetet, duhen disa breza për të ndryshuar një kulturë ndër shqiptarët dhe këtë e kishte mësuar në Kosovë.

Shpërndaje në: