Connect with us

Lajme

Kosovarët të rrezikuar nga gjarprinjtë

Published

on

Gjarpërinjtë po i gjejnë edhe në pusetat me ujë nga të cilat furnizohen çdo ditë banorët Llozicë të Malishevës.

Në këtë fshat ka disa muaj që kur gjarpërinjtë janë bërë “banorë” të rregullt, duke rrezikuar kështu edhe jetën e banorëve të asaj ane.

“Këtu çdo ditë e më shumë po shumohen. Po ndihemi të pasigurt në çdo hap, sepse po mendojmë se mund të hasim në ta”, thotë një banorë i asaj ane.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për shtatë muaj kanë qenë 14 raste të pickimit nga gjarpërinjët të cilët kanë kërkuar ndihmë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën Fjala se nga janari e deri në shtator të këtij viti kanë qenë 27 raste të pickimit nga gjarpërinjtë.
Ai shpjegon se në Klinikën Infektive janë trajtuar të gjithë të pickuarit.

“Kanë qenë 27 pranime, apo të shtrirë në Klinikë Infektive dhe janë trajtuar me terapi specifike dhe suportive”, thotw Hamdi Ramadani.

“Nga klinika në gjendje të mirë shëndetësore kanë dal 2 persona, ndërsa në ambulancën e pranimit kanë qenë 6 raste të trajtuara, me shërimin shërbim ambulantorik kanë qenë tre pacientë” , shpjegon për Gazetën Fjala, drejtori i Klinikës Infektive.

Ai shpjegon se ka pasur serum te mjaftueshëm për të gjitha rastet që janë trajtuar nga kafshimi i gjarprit.

Ndërkohë që sipas statistikave nga kjo klinike në Prishtinë kanë qenë katër raste të kafshimit nga gjarpri, në Gjakovë, dy raste, Kaçanik, 2 raste, në rajonin e Mitrovicës ka qenë 1 rast i kafshimit nga gjarpërinjtë.

Ndërkaq shërbime amblulantore nga kafshimi i gjarpërinjve kanë kërkuar 5 persona nga Drenasi, 14 raste nga Malisheva si dhe dy raste nga Prishtina.

E problemi me kafshimin e gjarpërinjve ka qenë prezent edhe vitin e kaluar. 14 persona patën kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive, ku sipas zyrtarëve shëndetësorë, gjendja e tyre ka qenë mjaft e rëndë, por ka kaluar pa pasoja fatale.
Kafshimi nga gjarpri mund të kalojë në sëmundje që njihet si mjaft serioze.

Sipas studimeve botërore, rreth 2 për qind e të sëmurëve mund të përfundojnë me fatalitet.

Për mjekimin e të prekurve nga kafshimi i gjarpërit ekziston serumi kundër helmit (anti-viberum). Sa më herët që ndërhyhet, rezultati është më i mirë.

Rastet më të rënda për trajtim janë ato kur kafshon në dorë apo këmbë të zbathur, duke manifestuar kështu simptomalogji serioze. Një kafshim i gjarpërit helmues, ka rreth 20 miligramë helm (toksinë)./GazetaFjala/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending