Connect with us

Lajme

Kosovarët po varfërohen

Published

on

Në sofrën e I.Krasniqit nga komuna e Vushtrrisë tash e disa vite mund të gjenden vetëm dy produkte ushqimore. Qumështi i dhisë dhe bukë misri me të cilat ai ushqen tre fëmijët dhe gruan e tij.

Ndonëse ai jeton në një objekt me qera, ndihma sociale që ai merr nga nga shteti është e pamjaftueshme për t’ia dalë mbanë deri në fund të muaji.

Krasniqi thotë se me datë 24 të c’do muaji fëmijët e tij gëzohen si për festën e Bajramit, ngase sofrës së tyre, të paktën për atë ditë mund ti shtoht edhe ndonjë produkt tjetër.

“Unë nuk po mundem me punu, punët që po i gjej po janë të rënda për mua, ngase vuaj nga sëmudja e palcës kurrizore”, thotë 57 vjecari për Gazetën Fjala.

Si Krasniqi, c’do ditë e më shumë kosovarët po varfërohen.

E numri i tyre që po kërkojnë ndihmë nga shteti  në vazhdimësi po rritet.

Ndërkohë, që nga janari i këtij viti e deri më tani në Ministrinë për Punë dhe Mirqenie Sociale që udhëhiqet nga Arban Abrashi, ka pasur një numër rekord të kosovarëve që kanë kërkuar ndihmë të paktën për mbijetesë, shkruan Gazeta Fjala.

Për qerekun e parë të këtij viti rreth 902 familje kanë hyrë në listën për ndihmë nga sociale nga shteti.

Bazuar në të dhënat që MPMS i ka dërguar Gazetës Fjala, shihet se vetëm për gjashtë muaj është rritu dukshum varfëria në vendin tonë.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishin 25 mijë e 551 familje me asistencë sociale, me 105 mijë e 354 anëtarë.

Ndërkohë nga janari deri në qershor të këtij viti Kosova ka shënuar një numër record me 26 mijë e 453 familje shfrytëzuese të skemës sociale me 108 mijë e 647 anëtarë.

Do të thotë për  këtë periudhë numri i shfrytëzuesve (familjeve) në Skemën e Ndihmës Sociale është rritur për 902 familje, raporton Gazeta Fjala.

“Shuma mujore e ndihmës sociale për një familje përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes, që do të thotë se shuma minimale mujore e ndihmës sociale është 50 euro dhe maksimalja 150 euro, pa lloagaritur këtu shtesat për fëmijë (0-18vjeç), subvencionimin e energjisë elektrike etj”, ka bërë të ditur Musa Demiri, zëdhënës në këtë ministri.

Ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës për cdo vit ndahen mbi 350 milionë euro për personat të cilët hyjnë në skemën e kategorive sociale, të krijuar nga Qeveria e Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të institucioneve vendore.

FMN: Të rishikohen skemat sociale

Baza e politikave sociale në Kosovë, ku përfshin pensionet e pleqërisë, kontributdhënëse, kategoritë tjera sociale, beneficionet për veteranët e luftës, duket se do ta mbingarkojnë buxhetin e shtetit.

Cështja e skemave sociale në Kosovë, është diskutuar edhe nga Fondi  Monetar Ndërkombëtar. Ky institucion ka qenë mjaft kritik me këto skema, sidomos me ato që lidhen me luftën.

Në një përgjigje dhënë Gazetës Fjala, shefi i FMN-së, Ruud Vermeulen, kishte thënë se skemat e tanishme duhet të rishikohen dhe reformat e mundshme jo vetëm që do të gjenerojnë kursimet e nevojshme për të sjell shpenzime në nivel më të përballueshem, por sipas Vermeulen, kjo do ti bënte skemat më të drejta e më pak shtrembëruese.

Për shembull, tani, skema e veteranëve të luftës lejon që një veteran i aftë për punë në moshën ’30 ose 40 vjeç të marrë “pension” për tërë jetën.  Kjo i dekurajon veteranët të gjejnë punë ose ti mbajnë pozita e punëve që kanë. Kjo gjithashtu inkurajon fshehjen e të ardhurave, si edhe praktikat mashtruese për t’u kualifikuar për pension”, thotë Vermeulen për Gazetën.

Sipas tij, bëhet e qartë se qëndrimet e FMN-së karshi reformimit të skemës sociale janë forcuar edhe më shumë pas raporteve të fundit lidhur me shifrat e veteranëve. /Gazeta Fjala/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending