Connect with us

Lajme

Kosovarët nuk po gjejnë shërim në vend

Published

on

Kosovarët nuk po gjejnë shërim në vend. Mungesa e  barnave, aparaturave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme e mosbesimi në sistemin shëndetësor kosovarë janë vetëm disa nga arsyet përse qytetarët e shtetit më të ri në Evropë “marrin  botën” për ti gjetur ilaçin vetës, shkruan Gazeta Fjala.
Numri i tyre gjithnjë e më shumë po rritet. Sidomos me rritjen numrit të mjekëve me aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe përkeqësimit të situatës socio- ekonomike.

Emran Avdiu nga Komuna e Shtërpcës, është një nga ta që tash e sa kohë është duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, për vajzën e sëmurë, të cilës i duhet një transplantim në zemër e mushkëri.

Vetëm një barë për shërimin e saj kushton hiç më pak se 4 mijë euro. Këtë shumë  babai i 13 vjeçare e ka të pamundur ta sigurojë.

“Ilaçi është tepër i shtrenjtë, nuk gjendet në listën esenciale, duhet me marrë një leje speciale, Ministria e Shëndetësisë nuk ia qet paret pacientit, por barnatores. E në barnatore nuk ekziston fare ky bari”, thotë për Gazetën Fjala babai i vajzës.

Institucionet e vendit thotë se nuk mund ti dalin në ndihmë dhe ta shërojnë 13 vjeçaren. E vetmja zgjidhje, për të dhe shumë pacient të tjerë duket se mbetet Evropa.
Por rruga për në spitalet e shteteve evropiane është mjaftë e vështirë.  Edhe pse Kosova ka marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, qytetarët ende presin në radhë para dyerve të ambasadave për një vizë, qoftë edhe për shërim jashtë Kosovës.

Për gjashtë muaj afro 960 kërkesa për shërim

Ndërkohë sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, për afro gjashtë muaj në Zyrën për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, ndihmë financiare për shërim jashtë vendit kanë marrë 491 raste me vlerën e rreth 3 milion e 341 mijë e 611 eurove.

Ndërkohë që kanë aplikuar 960 persona për shërim jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave që MSH i ka dërguar Gazetës Fjala, vendi që kryesisht pacientët shkojnë për shërim është Turqia, vend ky në të cilin vetëm për gjashtë muaj 54 pacientë kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.Pas Turqisë radhitet Maqedonia me 38 pacientë, 24 në Shqipëri, 18 në Gjermani, 8 në Austri, 7 në Itali, 6 në Kroaci, 3 në Zvicër dhe nga një pacient në ShBA, Francë, Belgjikë dhe Austri.   Sipas MSH-së, në tri vitet e fundit, kërkesat për trajtim jashtë vendit dukshëm janë zvogëluar, dhe ato bëhen vetëm  për disa ndërhyrje më të komplikuara që nuk mund të kryhen as në sektorin publik e as në atë privat brenda Kosovës.

“ ..me funksionalizimin e plotë të kimioterapisë në QKUK, e cila jepet në objekt të ri dhe nën përkujdesje të stafit profesional dhe me aplikimin edhe të Radioterapisë prej para dy vitesh në këtë institut, si dhe një pjesë e madhe e intervenimeve të kardiologjisë invazive kryhen në QKUK sikurse edhe një numër i konsiderueshëm i intervenimeve kardiokirurgjike, po ashtu edhe hapja e shërbimeve të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë në sektorin privat brenda Kosovës, numri i rasteve që kërkojnë mjekim jashtë vendit për këto shërbime është zvogëluar, siç flasin edhe shifrat më lartë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, dhënë Gazetës Fjala.

Ndrkohë që sipas saj, gjatë viteve të kaluara rastet më të shpeshta për trajtim jashtë vendit kane qenë për ndërhyrje nga Kardiologjia invazive, Kardiokirurgjia, Radioterapia, Ortopedia, Oftalmologjia, dhe të natyrave të tjera.

Haxhiu: Sigurimet Shëndetësore do të bënin zgjidhje për pacientët

Ndërkohë edhe pse kosovarët së shpejti pritet që të udhëtojnë pa viza, do të duhet që sigurimet shëndetësore në cilindo vend që shkojnë ti paguajnë vet. E gjithë kjo nga mungesa e miratimit të ligjit për Sigurime Shëndetësore.Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ministri i Shëndetësisë duhet të punojë më shumë rreth çështjes së Sigurimeve Shëndetësore.
“Edhe nëse shkojnë jashtë vendit, pacientët kosovarë në mungesë të sigurimeve shëndetësore, koston e shpenzimeve do të duhet ta paguajnë vet, përjashtuar rastet e caktuara të cilat I ka mbuluar ministria e shëndetësisë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani,  kohë më para ka thënë se në mungesë të sigurimeve shëndetësore, pacientët që udhëtojnë jashtë vendit, por edhe gjithë qytetarët, do t’i blejnë sigurimet shëndetësore siç i kanë paguar deri tani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending