Kosova zbulon sot kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2022

Periskopi.com Sporti

Sot, Kombëtarja e Kosovës do të mësojë kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës 2022. 

Shorti për kualifikimet do të fillojë në 18:00.

Kosova gjendet në vazon e pestë, andaj kundërshtarët nuk priten të jenë të lehtë. ‘Dardanët’ nuk mund të përballen me Serbinë, Rusinë dhe Bosnjën, si dhe me ekipet që janë në të njëjtën vazo.

Shqipëria gjendet në vazon e katërt, gjithashtu vështirë për të pasur fat në short.

Ja si duken të gjitha vazot:

Vazo 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Danimarka, Kroacia, Gjermania, Hollanda

Vazo 2: Zvicër, Poloni, Suedi, Uells, Austri, Ukrainë, Turqi, Serbi, Sllovaki, Rumani

Vazo 3: Rusia, Republika e Irlandës, Norvegjia, Hungaria, Republika Çeke, Skocia, Islanda, Irlanda e Veriut, Finlanda, Greqia,

Vazo 4: Bosnje dhe Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Luksemburg, Gjeorgji, Bjellorusi, Maqedoni.

Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia, Andorra

Vazo 6: Moldavia, Malta, Lihtenshtajni, Gjibraltari, San Marino

Shpërndaje në: