Connect with us

Sporti

“Kosova tingëllon si luftë, mërgim, vdekje, prej shekujsh”

Published

on

Prestigjozja spanjolle “Marca”  i ka kushtuar një artikull Përfaqësueses së Kosovës, pasi djelmoshat tanë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 janë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Asnjë lojtar i ekipit të Kosovës nuk ka lindur në shtetin e tij. Të paktën në vendin që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008. Një pjesë e lojtarëve që do të jenë rivalë të Spanjës në kualifikimet për Botërorin ‘Katari 2022’ panë dritën në mërgim: Zvicër ose Suedi; të tjerët u lindën në qytetet e Kosovës, por kur ai territor i përkiste Serbisë apo Jugosllavisë. Duhet të presim edhe disa vjet që të lindurit në Kosovën e pavarur, shtet i pranuar nga FIFA në majin e 2016-s me të drejta të plota, të arrijnë ekipin përfaqësues”, kështu e fillon artikullin e gjatë për Kosovën.

Sipas Marcas, “Kosova tingëllon si luftë, mërgim, vdekje, prej shekujsh”. Në shkrimin ku është komentuar edhe “Beteja e Kosovës” e vitit 1389, mes serbëve dhe Perandorisë Osmane, e që nga Serbia edhe pse kishte humbur, tashmë njihet si festë kombëtare, transmeton Sinjali Sportiv.

Lojtarët e Kosovës kanë çfarë të thonë për luftërat në Ballkan. Fëmijëria e tyre nuk ka lidhje me atë të rivalëve të tashëm. Në shkrimin e Marca flitet për të kaluarën e sulmuesit Vedat Muriqi, lojtarit të Lazios që u lind më 1994 në Prizren.

Mediumi shkruan se si ai ishte rritur nën zhurmën e kallashnikovëve dhe si ishin mbajtur në një tavernë me 50 njerëz të tjerë, e duke fjetur në kuti të shisheve, ndërsa kishin vetëm dy litra qumësht për të gjithë, e se si ishte ushqyer vetëm me bukë e qepë.

Muriqi kishte nisur futbollin për Lirinë e Prizrenit, kur ishte vetëm nëntëvjeçar.

Sa i përket historisë së Milot Rashicës, i lindur në Vushtrri më 1996, Marca ka treguar se familja e lojtarit kishte qëndruar në shtëpi dhe u kishin mbijetuar bombardimeve.

Ai u rrit në Mitrovicë deri në kohën kur e zbuloi Vitesse ku nisi karrierën që e çoi në Werder Bremen.

Për kapitenin Samir Ujkani, të lindur në Vushtrri, është thënë se kujtimet e tij të fëmijërisë janë në Belgjikë.

Valon Berisha u lind në Suedi më 1993, pasi prindërit e tij kishin migruar nga Podujeva. Berisha u paraqit për Norvegjinë për 20 ndeshje, para se më 2016 FIFA- të bënte hapin historik në rregullatorë.

Përjashtimi absolut

Kur u mor vendimi nga Zvicra që Kosova të garonte lirshëm edhe pa u njohur nga shumë shtete, përfshirë Spanjën, politika u largua nga sporti.

Këtë Marca e ka cilësuar si përjashtim absolut të bërë nga FIFA. “Si mundet një ekip përfaqësues i një shteti të lindur vetëm tetë vjet më herët të luajë më 2016? FIFA u përball me rastin që ishte: përjashtim absolut.

Për këtë arsye, kur Kosova debutoi në Eliminatoret për Botërorin e Rusisë, në barazimin 1-1 me Finlandën më 2016, gjashtë lojtarëve iu lejua të ndryshonin përfaqësueset pa u mbështetur në rregullore”, shkruan tutje Marca.

Këtu ka përmendur Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Milot Rashicën e Samir Ujkanin që kishin luajtur për ekipin A të Shqipërisë dhe Valon Berishën që ishte paraqitur te Norvegjia.

Ankesat e Zvicrës

Në ndeshjet e fundit të Kosovës, në nëntor, vetëm pesë lojtarë s’janë paraqitur në të kaluarën me flamuj të tjerë. Sipas Marcas shtatë ishin që kanë luajtur për Shqipërinë, katër për Norvegjinë, dy për Zvicrën dhe nga një për Suedinë e Austrinë.

Ndër tjerash, është theksuar edhe ankesa që Federata e Zvicrës kishte bërë për ndryshimin e përfaqësueses së lojtarëve, duke shprehur frikën për lojtarët e mëdhenj si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që ishin gjobitur për festën me shqiponjë, simbolin e shqiptarëve në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.

Oferta për Adnan Januzajn

Marca ka shkruar edhe për Adnan Januzajn e Belgjikës për ofertën që i kishte bërë Kosova, dhe për përzgjedhjen e fundit të tij që mbeti të luante për Belgjikën.

Tani Kosova po përgatitet për ndeshjen me Spanjën në një grup ku vetëm Suedia e njeh si shtet. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshja të luhet në fushën spanjolle

Spanja është një nga 79 shtetet e Kombeve të Bashkuara që s’e njohin Kosovën shtet. Gjithsesi, sipas Marcas, qeveria aktuale e Pedro Sanchezit ka dërguar sinjale të përmirësimit të situatës. Pasaporta e Kosovës nuk lejohet të hyjë në Spanjë, sikurse nuk njihen as flamuri e himni.

Por, pavarësisht kësaj, Federata beson që s’do të ketë telashe që ndeshjet mund të luhen si në Spanjë, ashtu edhe në Prishtinë. “Po flasim për rregullat e FIFA-s”, ka thënë Ministria e Jashtme

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending