Connect with us

Lajme

Kosova pret vëmendjen e fituesit të zgjedhjeve në SHBA për dialogun dhe integrimet

Published

on

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën e 3 nëntorit votohet për presidentin e ardhshëm që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vjet. Në garë presidenciale janë presidenti aktual Donald Trump dhe demokrati Joe Biden, ish-zëvendëspresident i Amerikës.

Në vigjilje të presidencialeve amerikane, analistët në Kosovë konsiderojnë se, pavarësisht rezultatit të 3 nëntorit, Amerika do të vazhdojë të jetë partneri strategjik kryesor i Kosovës.

Naim Rashiti, i cili drejton Grupin Ballkanik për hartimin e politikave, thotë se në rast të një fitoreje të mundshme të Trump, ai do të aplikojë një model ndryshe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, nëse fiton kandidati demokrat Joe Biden, Rashiti thotë se ai do të tentojë të risjellë një perëndim të unifikuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse presidenti Trump fiton, ai do të vijë së shpejti në rajon dhe do të ketë një model shtytje ndryshe për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin që ai do të insistojë që marrëveshja finale të bëhet në mandatin e tij në formën e politikbërjes çfarë e bënë në të gjithë rajonin, dhe ndaras nga Bashkimi Evropian ndërsa nëse do të fitojë zoti Biden ai do të provojë që ta risjellë BE-në dhe një perëndim të bashkuar në Ballkan, të gjejë një zgjidhje për Ballkanin së bashku me BE-në por ende nuk jam i sigurt që do të jetë e mirë si politikë por nuk jam i sigurt qe BE është e gatshme t’i përgjigjet veprimeve dhe pritjeve të një administrate të tillë që kanë të bëjnë me integrimin e Ballkanit”, thotë Rashiti.

Pavarësisht fituesit të zgjedhjeve amerikane, ajo çfarë do të jetë e sigurt është se Ballkani Perëndimor do të ketë vëmendjen e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara. Kjo, sipas Rashitit, për shkak se do të tentohet t’i jepet zgjidhje disa çështjeve që po mbajnë peng këtë rajon.

“Besoj që të dyja administratat do të provojnë t’i japin zgjidhje Ballkanit, do ta mbajnë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor për shkak të zhvillimeve të mëdha globale… Aty ku nuk kemi dallime është përafrimi i Kosovës drejt NATO-s, besoj të dy administratave, dhe ndoshta një ruajtje më të fuqishme, ose një angazhim më të fuqishëm për ta ruajtur shtetësinë e Kosovës, ndërkombtarisht, këto dy tema besoj nuk dallojnë nga administrata mirëpo realiteti politik është që marrëdhëniet e cenuara transatlantike mes vendeve të BE-së dhe ShBA na kanë dëmtuar dhe kjo duhet të rikuperohet disi e nuk është vetëm për fajin e administratës Trump por vendeve të BE-së të cilat që 10 vite na mbajnë në dialog e nuk ofrojnë zgjidhje përfundimtare për procesin”, thotë Rashiti.

E profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti pret që edhe pas rezultatit të 3 nëntorit, Amerika do të vazhdojë të jetë partneri kryesor strategjik i Kosovës.

“Nuk besoj që ndryshimet në politikën e jashtme amerikane do të kenë reperkusione për Kosovën, përkundër faktit që demokratët dhe republikanët në raste të caktuara dinë të ndjekin trende të ndryshme në politikën e jashtme. Praktika e deritashme ka treguar si njëra, ashtu edhe partia tjetër, ka qenë mbështetëse e fuqishme e shtetësisë dhe subjektivitetit juridik dhe politik ndërkombëtar të Kosovës dhe unë pres që është pas zgjedhjeve të nëntorit, kushdo që të jetë në pushtet në ShBA do të vazhdojë ta mbajë Uashingtonin si partnerin kryesor strategjik të Kosovës”, thotë Hoti për KosovaPress.

Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm, si për lirinë dhe pavarësinë e vendit, ashtu edhe për të ardhmen.

Krejt këto dëshmohen edhe me buste të ngritura, e emra rrugësh, që shteti i ka vendosur në shenjë mirënjohjeje që kanë qytetarët e Kosovës për ShBA.

Në hyrje të kryeqytetit në Kosovë qëndron busti i ish-presidentit Bill Clinton dhe bulevardi aty mban emrin e tij. E një tjetër bust i është bërë ish-sekretares së Shtetit Madeline Albright, pastaj senatorit Bob Dole dhe rrugë që mban emrin e presidentit George Bush.

Ndërsa emrin e djalit të ndjerë të kandidatit për president, Joe Biden e mban një rrugë që lidhë Gjilanin me Ferizajn, në shenjë respekti për kontributin e tij në Kosovë./

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending