Connect with us

Lajme

Kosova importon trefish më shumë mallra nga Serbia se nga Shqipëria

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje dhe kryesisht dominohen në shkëmbime tregtare, atë të eksportit dhe importit të mallrave por në nivel shumë më të ulët në krahasim me shtetet të tjera të rajonit. Edhe përkundër takimeve të qeverive, ka ende barriera për bizneset Kosovë-Shqipëri.

Published

on

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e eksporteve të mallrave të Kosovës në Shqipëri për tre vitet e fundit ka qenë rreth 30 milionë euro. Ndërsa, i mallrave nga Shqipëria për tre vite, sillet rreth 120 milionë euro.

Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte, por Serbia përveç që domonin në tregun tonë, ajo edhe e pengon Kosovën në realizimin e marrëveshjeve ekonomike që ka arrit Kosova me Shqipërinë.

Ndërsa, importi i mallrave nga Serbia është shumëfish më i lartë se ai me Shqipërinë. Serbia vitin që lamë pas, ka thyer rekord me importin e mallrave në Kosovë, duke arritur në 400 milionë euro. Marrëveshja e nënshkruar nga dy qeveritë për ndërtimin e përbashkët të energjisë vazhdon të pengohet. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Po ashtu, edhe ligjvënësit thonë se marrëveshjet mes dy vendeve nuk po implementohen në praktikë.

Stavileci: Serbia po na bllokon, nuk po mund ta realizojmë marrëveshjen

“Ne e kemi inauguruar edhe pjesën tonë por edhe pjesën në Shqipëri. Mirëpo e dini që kemi pasur probleme si rezultat i bllokimit nga pala serbe, e moszbatimit të marrëveshjeve dhe ne meqenëse e kemi marrë presidencën në kuadër të traktatit të komunitetit të energjisë, kemi bërë të pamundurën që edhe tash sa e kemi presidencën ta hapim rastin me mbështetjen e të gjitha shteteve të cilat janë pjesë e kësaj marrëveshje dhe të partnerëve tanë. Në takimin e fundit i cili është zhvilluar në Shkup, të gjithë kanë qenë të zëshëm rreth këtij projekti, sepse në të kundërtën mos realizimi i tij do të ishte një kërcënim jo vetëm për partneritetin që ne krijojmë por edhe për tërë agjendën e procesit të Berlinit. E dini që ideja e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian është që Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimorë të jenë pjesë e rrjetit trans evropian të energjisë“, ka thënë Stavileci.

Ndërsa, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Satvileci ka treguar se importi i mallrave të Serbisë në Kosovë në vitin 2016, ka thyer rekord, duke arritur shifrën 400 milionë euro. Nëse krahasohen të dhënat me importin e mallrave nga Shqipëria, janë tre fish më të vogla me rreth 100 milionë euro.

Stavileci: Importi i mallrave nga Serbia në 2016 thyen rekord

“Eksporti me Shqipërinë gjatë viteve 2014 dhe 2015, ka mbet i njëjtë përafërsisht ka qenë rreth 30 milionë euro. Kurse, vitin që e lamë pas ne kemi rritje të këtij eksporti me rreth 24 përqind, që nënkupton që gjatë vitit të kaluar kemi pasur rreth 37 milionë euro, eksporte të mallrave kosovare që është një herit edhe eksporti më i madh në ndonjë vend. Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte. Sa i përket importit nga Shqipëria, ne i kemi pasur import në masën mbi 100 milionë euro, saktësisht nëse flasim me shifra të sakta në vitin 2014 kemi pasur 123 milionë euro import të mallrave shqiptare, në vitin 2015, 143 milionë euro mallra të Shqipërisë, kurse, në vitin 2016 nga Shqipëria kemi importuar mallra të cilat e tejkalojnë 100 milionëshin, pra, është trendi i njëjte që janë afër 120 milionë euro. Trendi i importeve të mallrave prej Serbisë është gjithmonë në rritje me rreth 4 për iqnd çdo vit…Në vitin e fundit 2016, është ndoshta viti ku është arrit rekordi i importit të mallrave prej Serbisë, afër 400 milionë euro mallra që i kemi importuar nga Serbia”, tha Stavileci.

Sipas tij, Kosova në Serbi eksporton mallra në vlera shumë të vogla në krahasim me importin e mallrave serbe. Në vitet 2015 dhe 2016, eksporti i mallrave të Kosovës në Serbi ka qenë rreth 27 deri në 32 milionë. Ai po ashtu ka thënë se top vendet ku kemi importin më të madh janë Serbia, Gjermania, Kina, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në anën tjetër, Blerim Grainca, anëtarë i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri ka një desbalancë të madhe mes eksportit dhe importit.

Grainca: Ka ende barriera për bizneset Kosovë-Shqipëri

“Sa i përket raporteve me Shqipërinë mund të them se personalisht nuk jam i kënaqur me këto relacione tregtare për arsye se akoma ka barriera të cilat nuk po mund t’i thyejnë bizneset tona kosovare për të pasur mundësi dhe qasje në tregun shqiptarë, duke filluar prej barrierave burokratike që ekzistojnë me kufirin me Republikën e Shqipërisë, pastaj barrierat burokratike që ekzistojnë brenda territorit, monopole të caktuara dhe pengesa të tjera që u bëhen. Janë mbajtur një varg takimesh në mes të dy qeverive, janë nënshkruar një varg marrëveshjes dhe protokollesh, megjithatë, këto kanë mbetur në atë nivel të marrëveshjeve dhe nuk  po implementohen sa duhet, por shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një përmirësim të këtij balanci…. Personalisht mendoj se gjërat kanë mbetur vetëm në nivel fjalësh. “, tha Grainca.

Edhe Rrustem Berisha, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se ka ngecje në zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Ai vlerëson që më mirë do të ishte që shkëmbimi i mallrave tregtarë të Serbisë të orientohen kah Shqipëria.

Berisha: Ka ngecje të marrëveshjeve

“Sa i përket shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë, unë mendoj që ka shumë marrëveshje që janë arrit mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, por ka ngecje në zbatimin e tyre edhe është disproporcion eksporti me importin… Ndërsa, sa i përket shkëmbimit tregtarë me Serbinë, unë mendoj që shteti jonë duhet të orientohet më tepër në shkëmbimin tregtarë me Shqipërinë se sa me Serbinë, është në interes tonin. Ajo çka mendoj që duhet patjetër që të rregullohet, kemi të bëjmë me cilësinë, është tepër e rëndësishme që të ngritët vetëdija njerëzve, sepse tregu është i lirë dhe nuk mund me e ndalu mallrat por me përdorë metodën ashtu sikurse e kanë përdorë kroatët, vetëdisimin e popullit që t’i përdorin sa më shumë prodhimet vendore se sa tjerat”, tha Berisha.

Besim Beqaj, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, thotë për KosovaPress se këto dy vitet e fundit ka pasur efekte pozitive në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë por që efekti do të duhej të ishte më i madh.

Beqaj: Më shumë flitet se sa që bëhet

“Ne duhet të ngrisim kulturën e konsumit të produkteve të vendeve tona shumë më shumë se sa punët administrative. Besoj që kur është folur më pak është bërë më shumë në rritjen e këmbimit tregtarë, kur po folët më shumë po bëhet më pak në drejtim të realizimit. Ne gjatë këtyre viteve nuk kemi projekte të mëdha, projektet të mëdha të cilat kanë ekzistuar më herët janë projekti i ndërtimit të linjës 400 kilovotëshe, është bërë, është bërë projekti i rrugës, pra, është bërë një parakusht dhe unë besoj që edhe në fushën e integrimit të tregjeve energjetike do të duhej të veprojnë shumë më shpejtë sepse tani më ka infrastrukturë.”, tha Beqaj.

Ai ka thënë se në këtë aspekt është mirë që të ketë rol më të  madh edhe nga ana e odave ekonomike, shoqatave të biznesit të cilat duhet të rrisin bashkëpunimin në mes tyre në mënyrë që të ngritët besueshmëria e konsumatorëve në produktet e vendeve tona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending