Kosova bën shpenzime enorme për pastrimin e objekteve publike

Agjencia Qendrore e Prokurimit do të paguajë gati dyfish më shumë sesa viteve të shkuara, për shërbimin dhe për hapësirën e njëjtë të objekteve publike.

Periskopi.com Lajme

Kjo agjenci pas dhjetë ditësh pritet të nënshkruajë tenderin “Shërbimet e pastrimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse krahasohen të dhënat e tenderëve të tashëm me tenderët e viteve të kaluara rezulton se AQP-ja do të dalë për gati 2 milionë euro më e shtrenjtë.

Rritje të madhe të kostos së pastrimit ka në gjysmën e loteve të tenderit. Vlera e tyre e kalon 100- përqindëshin e çmimit të shërbimeve.

Dëmin milionësh të buxhetit të shtetit AQP-ja është munduar ta “maskojë” në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), e cila e ka për obligim që të publikojë çdo procedurë tenderuese.

 

 

Shpërndaje në: