Connect with us

Lajme

Kontesti me Greqinë: Pas e quajtën Edi Ramën tradhtar, VV bën hapin e radhës

Published

on

Kontesti detar i Shqipërisë me Greqinë ka ndezur pasionet nacionaliste të Lëvizjes Vetëvendosje. Anëtarë të degës në Shqipëri (por jo vetëm) e kanë cilësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama si tradhtar – me një fjalor të ngjashëm si  ai që është përdorur ndër vite në Kosovë ndaj politikanëve të ndryshëm.

Por, kësaj here hapin e radhës në aktualizimin partiak në këtë debat e ka bërë Driton Tali – këshilltari i Kurtit gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryeministër.

Tali ka dhënë një leksion historie të tejthjeshtuar që e ka titulluar “Greqishtja (koine) dhe Konstandini i Madh”, përcjell Periskopi.

Ai ka sfiduar historiografinë greke duke thënë se “gjithçka ishte romake brenda gjuhës greke, e që sipas tij 70% ishte shqiptare.”

Statusi i plotë: 

Greqishtja (koine) dhe Konstandini i Madh.

Siç dihet nga shekulli i dytë, para epokës sonë, grekët e vjetër (apo ndryshe “grekët kalsik” ose “grekët e Aristotelit” etj) si komunitet i veçantë shoqëror e kulturor zhduken.

Ata nga fqinjët e tyre siriakë, babilonas, fenikas, hebre, persianë e serasenë quheshin jonan, junan, jounan etj, pra varësisht nga natyra e gjuhës që kishin.

Gjersa romakët i quajtën “graeçi”.

Sidoqoftë, ngase grekët e vjetër kishin lënë një thesarë të madh shkencor e kulturor, gjuha greke ka fundi i shekullit dytë dhe fillimi i shekullit të parë, p.e.s bëhet “gjuhë elitare” dhe “gjuhë ndërlidhëse” (lingua franca).

Kjo greqishte quhet “greqishtja koine” që ka kuptimin e “gjuhës së përbashkët”.

Në Perandorinë Romake, greqishten koine, e mësonin dhe flisnin vetëm aristokracia.

Bie fjala Konstandini i Madh, pasi bëhet oficer i lartë i ushtrisë (falë talentit që tregoi në rininë e tij të hershme), aty nga mosha 18 vjeçare, pra rreth vitit 290, fillon ta mësojë greqishtën koine.

Mirëpo asnjëhere nuk e zotëroi rrjedhshëm. Ta zëmë, në Koncilin e Nikeut, nën patronazhin e të cilit u organizua, me 325, (pra si 53 vjeçar) ai klerikëve prezent ju drejtua me përkthyes sepse greqishtja e tij nuk ishte e nivelit të duhur.

Me kohë greqishtja koine, për faktin se ishte gjuhë e Biblës dhe e Kishës (Bibla përkthehet nga greqishtja koine në latinishte, për herë të parë prej ilirit Shën Jeronomi, ka fundi i shekullit katërt) e merr kuptimin edhe të “gjuhës së vegjëlisë”.

Nga kjo gjuhë, në shekullin 19, Europa krijon kombin grek.

Gjithçka që ishte romake (rüm), e që sipas meje rreth 70% ishte shqiptare, nëpërmes eufemizmit “bizant” e greqizojnë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending