Konjufca thotë se do ta rrëzojnë Thaçin me protesta nëse e shkelë kushtetutën (Video)

Periskopi.com Lajme

 

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, në Rrokum Roll, duke folur për koalicionin PAN ka thënë se sa i kanë pasë numrat për demarkacionin, po aq i kanë numrat për Qeverinë.

Ai ka thënë se PAN’i nuk i ka numrat.

‘Fjalët e tyre janë vetëm sa me ble me kohë, dhe sa për të bërë presion medial.’

Konjufca ka thënë se PDK është e keqja ma e madhe e vendit.

Ai ka thanë se PDK duhet të shkojë në opozitë dhe se demokracia duhet të lindë në Kosovë.

Derisa ka folur për mandatarin e Qeverisë nga Presidenti Thaçi, Konjufca ka thënë se nëse Hashim Thaçi e shkelë Kushtetutën për mandatin e Qeverisë,  kemi me rrëzu me protesta.

 

Shpërndaje në: