Connect with us

Lajme

Kompanitë e ndërtimit skllavërojnë punëtorët kosovarë

Puna pa kontrata, pagat e vogla, orari i gjatë i punës dhe mungesa e kushteve të tjera për punë, janë disa prej problemeve që vazhdojnë t’i përcjellin punëtorët kosovarë në kompanitë private të ndërtimit.

Published

on

Ndonëse ligji i ri për sigurinë dhe shëndetin në punë ka vite që ka hyrë në fuqi, vazhdon të mos respektohet në përpikëri. Shkeljet më të mëdha janë në fushën e ndërtimtarisë, shkruan Gazeta Fjala.

Shkaku i mos sigurisë gjatë punës dhe kushteve të tjera që duhet të rregullohen nga ana e kompanive ndërtimore, punëtorëve që angazhohen në këto kompani po iu kushton edhe me jetë.

Vetëm në nëntë mujorin e këtij viti, e kanë humbur jetën 5 punëtorë në vendin e tyre të punës.

Inspektoriati identifikon 900 punëtorë pa kontrata

Përveç kushteve të tjera që nuk i plotësojnë kompanitë e ndërtimit, një problem tjetër vazhdon të jetë puna pa kontrata.

Kontratat e punës janë të rregulluara sipas ligjit ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, por pavarësisht kësaj, vazhdojnë të regjistrohen shifra të larta të punëtorëve pa kontrata.

Vetëm gjatë këtij viti, Inspektoriati i Punës i ka identifikuar 900 punëtorë pa kontrata të punës.

Ndërkohë, kryeinspektori i Inspektoriatit Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, ka thënë për Gazetën Fjala, se mbikëqyrja e kompanive të ndërtimit është duke u bërë gjatë tërë vitit.

”Kompanitë ndërtimore i inspektojmë rregullisht gjatë tërë vitit. Si çdo vit, edhe këtë vit, sidomos gjatë muajve të verës ku është intensiteti më i lartë i punës në ndërtimtari, inspektohen vetëm kompanitë e ndërtimit”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, gjatë mbikëqyrjes së kompanive të ndërtimit përë këtë viit, janë shqiptuar 80-të gjoba. Ndërkohë, tregon se puna pa kontrata dhe mungesa e pajisjeve personale të mbrojtjes janë problemet keyesore të kompanive ndërtimore.

”Shkeljet janë të ndryshme, por ne i kushtojmë rëndësi më të veçantë kontratave të punës dhe paisjeve personle mbrojtëse, sepse dihet që këto biznese ngecin më shumë në këto çështje”, thekson Brahimi.

Punëtorët me kushte të vështira

Për punën pa kontrata dhe mungesën e kushteve të tjera, e tregojnë edhe punëtorët që anagazhohen në kompanitë e ndryshme të ndërtimit.

”Punën e kam pa kontratë, gjithashtu mungon edhe sigurimi shëndetësor. Kemi, por edhe në të kaluarën kemi pasë problem me pagat mujore të cilat na janë vonuar, duke marrë parasysh edhe udhëtimin që e bëj, është mjaftë e vështirë. Edhe orari është i gjatë, diku deri në dhjetë orë punë në ditë. Në anën tjetër mungojnë edhe kushtet tjera dhe pajisjet mbrojtëse që i duhen një punëtori për të punuar në punën e ndërtimtarisë”, thotë Xh.M për Gazetën Fjala.

I pyetur nëse ndonjëherë janë vëzhguar nga Inspektoriati i Punës, ai thotë që gjatë kohës sa ka punuar vetëm një herë janë vëzhguar, dhe vetëm iu është tërhequr vërejtja, por nuk janë dënuar për ndonjë parregullsi apo shkelje të ligjit.

Problemet e njëjt i tregon edhe një punëtor tjetër, i cili thotë se kushtet për punë nuk janë edhe aq të mira.

”Kontratë momentalisht nuk kam, pasi nuk punojë për një kohë të gjatë. Sa i përket sigurimit shëndetësor, disa e kemi e disave ende nuk na është rregulluar. Kurse kushtet tjera, si masat mbrojtëse e pajisje të tjera që nevojiten, i kemi në rregull. Mirëpo, orari është pak i gjatë në krahasim me punën që nuk është e lehtë”, thotë një punëtor tjetër që deshi të mbetej anonim për Gazetën. /Gazeta Fjala/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending