Connect with us

Lajme

Kompania turke prezanton planin për të investuar në Kosovë

Kompania turke minerare “Esan” nga Turqia që është edhe njëri nga investitorët e parë dhe të mundshëm strategjik për Kosovën pas pesë vitesh eksploatime në vend sot ka prezantuar planin e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë para një grupi ndërministror.

Published

on

Të pranishëm në prezantimin e këtij projekti kapital strategjik ishin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, dhe ministrat e resorëve të ekonomisë, kryetarë të komunave potenciale për këto investime etj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se kur përmendet sektori minerarë menjëherë i asocion me ndërmarrjen “Trepça”, por shtoi ai, në Kosovë ka mundësi edhe të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Para dy muajsh ka hyrë në fuqi Ligji për Investime Strategjike dhe me këtë ligj sektori minerar dhe sektor të tjerë kanë një dritare të re për investitorët që duan të investojnë këtu. Normalisht që gjërat nuk kanë ecur ashtu siç kemi pritur në këtë sektor, por ne investitorët i shohim si mundësi për ta ngjallur atë. Normalisht gjithmonë duke i plotësuar tri kriteret kryesore: atë ekonomik, ambiental dhe mjedisor”, ka thënë Stavileci.

“Kompania e cila ka shfaqur interesim për investime në këtë sektor është sonte këtu dhe natyrisht që Ligji për Investime Strategjike e përcakton qartë se në cilat procedura duhet të kalohet, por ne kemi dashur që paraprakisht ta kemi një prezantim para këtij këshilli para pesë ministrive”, tha ai.

Akpinar: Mund të punësohen 400 punonjës

Eksperti nga kompania “Esan”, Alican Akpinar ka shpjeguar aktivitetet që ka bërë kompania për gjatë pesë vitesh në Kosovë.

“Pas pesë vitesh qe jemi në Kosovë ne shohim potencial në Kosovë dhe kemi kryer hapin e parë që ka qenë eksplorimi. Në vitin 2015 dhe 2016 ne kemi bërë shpim diku 8 mijë metra në Bellaqicë. Ndërkaq, në Prapashticë nuk është zonë premtuese siç është Bellaqica”, tha ai.

“Në hapin tjetër ne po kërkonim zona premtuese dhe kemi marrë të dhëna dhe me këto të dhëna ne kemi shkuar në terren dhe në zonat e interesit, ne kemi marrë harta dhe në kemi parë potencial për plumb dhe zink në tri zona me interes siç janë në: Karaqevë, Gumnisht dhe Bresalc.

Për zonën e Gumnishtës kemi parë potencial për plumb zink dhe argjend, ndërsa në Bresalc kemi parë potencial për ari dhe plumb”, theksoi ai.

“Ne planifikojmë që të fillojmë të investojmë 43 milionë dollarë me të cilat planifikojmë t’i angazhojmë 410 punonjës. Nëse gjejmë 20 mijë tonë rezerva ne do të investojmë 117 milionë dollarë”, tha ai.

Kompania “Esan” menaxhon nëntë miniera në Republikën e Turqisë dhe vitin e kaluar ka arritur të eksportojë mbi 200 milionë dollarë produkte minerare.

Zyra përfaqësuese e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës është aktive që nga viti 2010 dhe deri tani ka shpenzuar mbi 1.5 milion euro në hulumtime minerare në disa lokacione në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending