Connect with us

Sporti

KOK dhe TPK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi: Do të mbillen 1.8 milionë drunj në gjithë Kosovën

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe organizata “Ta Pastrojmë Kosovën (TPK)” do të sjellin fushatën më të madhe në Kosovë “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetëve të mbillen 1.8 milionë drunj.

Me këtë rast është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës dhe organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën (TPK).”

Shefi ekzekutiv i organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën (TPK)” Luan Hasanaj deklaroi se kjo fushatë po realizohet për herë të parë në Kosovë.

Hasanaj: Brenda 10 vjetëve në Kosovë do të mbillen 1.8 milionë drunj

Video

“Jam i lumtur që nënshkruam këtë marrëveshje për të realizuar një fushatë, e cila asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në vendin tonë, përkatësisht fushatën për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve, të cilën e kemi quajtur “T’i japim vendin ngjyra”. Është një fushatë 10-vjeçare duke filluar që nga sot e deri në vitin 2030. Së bashku me qytetarët, grupet vullnetare dhe institucionet e Kosovës do të jemi gjithandej vendit për të arritur misionin tonë. Mjedisi dhe sporti janë shumë të lidhura me njëri-tjetrin, andaj kemi bashkuar forcat si dy organizata të cilat angazhohen për të mirën e përbashkët”,tha ai.

Hasanaj me tutje deklaroi se vendi ynë ka shumë nevojë për mbjelljen e drunjve dhe se përmes këtij aktiviteti duam ta ndryshojmë pamjen dhe imazhin e vendit tone.

Hasanaj: Duam ta ndryshojmë pamjen dhe imazhin e vendit tone

Video

“Nuk mendoj që ka njeri në Kosovë të cilit nuk i pengon mungesa e gjelbërimit në qytetet tona, ashtu siç nuk mendoj që nuk ka rrugë në Kosovë, e cila nuk ka nevojë të gjelbërohet, nuk ka vend apo bjeshkë e jona, e cila nuk është shkatërruar nga dora e njeriut. Në fund të kësaj, ne duam ta ndryshojmë pamjen dhe imazhin e vendit tonë,” tha ai.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, deklaroi se Komitetin Olimpik te Kosovës dhe organizatën Ta pastrojmë Kosovën i ka bashkuar interesi i përbashkët për të realizuar aktivitete në një mjedis të pastër

Hasani: Po i bashkojmë forcat për një mjedis sa më të pastër në Kosovë

Video

““Ta pastrojmë Kosovën” është dëshmuar si një organizatë që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për një mjedis sa më të pastër në Kosovë dhe meqenëse edhe objektivat e Komitetit Olimpik janë që të gjitha garat e ndryshme, aktivitetet e ndryshme të organizohen në një mjedis të pastër, nuk ka qenë vështirë që të bashkohemi rreth implementimit të standardeve për një mjedis sa më të pastër në Kosovë. Jemi bashkuar të krijojmë sinergji të re dhe jam i bindur që çdo qytetar do të na bashkohet. Kemi nevojë për bashkëpunim edhe me institucionet tjera dhe që nga fillimi kemi një mbështetje nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, pasi duhet një bashkëpunim i gjithanshëm në mënyrë që 1.8 milionë drunj të mbillen gjatë një dekade ashtu siç e kemi caktuar në planin operativ”, tha Hasani.

Ndryshe, organizata “Ta pastrojmë Kosovën” ka bërë të ditur se ky projekt do të aplikohet në të gjithë vendin duke filluar nga Komuna e Prishtinës

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending