Connect with us

Lajme

Koci: Shteti të reagojë lidhur me takimet e zyrtarëve të Speciales me Vuçiqin

Published

on

Arianit Koci, avokat, po kërkon reagimin e Shtetit të Kosovës ndaj takimeve të zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Thirrja e Kocit për reagimin e Shtetit vjen pas informatave të Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, i cili ka thënë se Presidenti Vucic është takuar me zyrtarë të Gjykatës Speciale.

Sipas Kocit, është e pafalshme qysh Shteti i Kosovës s’ka informacione për takimet e zyrtarëve të Speciales me Vucicin, për faktin se, Gjykata Speciale, formalisht, është pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë.

“Derisa presidenti serb, Aleksandar Vučić, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihme gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës”, ka reaguar Koci.

“Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt. Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj nē mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës. Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë. Prandaj, duhet ti parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë”, ka shtuar ai.

Koha Ditore ka raportuar sot se dy korrespodenca të ambasadorit Sadiku adresuar zyrtarëve të MPJ-së, ku i njofton Shtetin e Kosovës për aktivitetet e Speciales ne Serbi.

Në të parën ai ka informuar se, mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe. Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending