Koalicioni qeverisës mund të prishet për shkak demarkacionit

Periskopi.com Lajme

 

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi mund të bëhet sebep që koalicionit aktual t’i ndërpritet mandati në gjysmë. Burime të gazetës kanë thënë se edhe pse ka ekzistuar një ide që ratifikimi i marrëveshjes të shtyhet deri në pranverë, kjo ka ndryshuar, shkruan sot Koha Ditore.

Partnerët e koalicionit tani janë pajtuar që demarkacioni të procedohet në ditët në vijim në Kuvend dhe të qitet në votim pavarësisht epilogut. E dështimi për t’u miratuar po shihet si pretekst që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

”Një ide e tillë më shumë përkrahet nga PDK-ja. Për shkak të pakënaqësive të shumta nuk është se ata po insistojnë që me çdo kusht të kalojë versioni aktual i demarkacionit”, ka thënë burimi.

Në Qeveri dhe PDK kanë refuzuar të flasin nëse mandati i Qeverisë Mustafa varet nga marrëveshja e demarkacionit. Por, nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa kanë konfirmuar se shumë shpejt do ta riprocedojnë marrëveshjen.

Shpërndaje në: