Klopp e bindi të kalojë në Premier Ligë, por ai zgjodhi Cityn

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka zbuluar se ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ai i cili e ka bindur atë për të kaluar në Premier Ligë.

Reprezentuesi gjerman u bashkua me ‘qytetarët’ në këtë verë, pas një aventure pesë-vjeçare te Borussia Dortmund.

“Të jem i sinqertë, i kërkova këshillën e Klopp nëse Premier Liga do të ishte destinacioni i duhur për mua”, tha Gundogan.

“Ai më dha një përgjigje pozitive dhe më tha se unë do të ndihesha mirë këtu dhe se Premier Liga do të ishte e përkryer për mua”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: