Klas se jo mahi: Yjet e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppi e trajtuan yllin e Southamptonit si hero pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Liverpooli thelloi diferencën me vendin e dytë në krye të tabelës në 22 pikë, pas fitores 4-0 kundër Southamptonit sot.

Rezultati nuk e tregon saktësisht tërë storien, pasi djelmoshat e Ralph Hassenhuttit dominuan në pjesën e parë, transmeton Periskopi.

Rezultati ishte i barabartë pas 45-minutëshit të parë, dhe Liverpooli duhet ta falenderojë Alissonin për këtë.

Ishte ish-ylli i “Të Kuqve”, Danny Ings ai që i shkaktoi ish-skuadrës probleme të mëdha.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-SOUTHAMPTON

Ings ka pasur fat të tmerrshëm me lëndime në “Anfield”, por është aktualisht në formë jetësore, pasi ka shënuar 14 gola këtë fushatë.

Sidoqoftë, sot ai nuk arriti të realizojë gol, derisa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Ai u prit me ovacione derisa lëshoi fushë, pastaj pas vërshëllimës së fundit, u trajtua si hero.

Secili lojtar i Liverpoolit – së bashku me Jurgen Kloppin – i dha Ingsit nga një përqafim masiv, qartazi të lumtur që po e shihnin ish-bashkëlojtarin duke bërë mirë pas lëndimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: